Lejdi Gaga, e pasigurt për shijet seksuale
Këngëtarja Lejdi Gaga është konfuze për shijet e saj seksuale dhe mendon se preferencat e saj nuk kanë të bëjnë vetëm me meshkujt.
Vetë bukuroshja 23-vjeçare ka pohuar se ekziston mundësia që të jetë biseksuale, pasi edhe kënga më e fundit, “Poker Face”, flet për këtë temë. “Është diçka shumë interesante në lidhje me tekstin e këngës time. Nëse dëgjon refrenin unë them: ‘Ai më ka si askënd tjetër’. Më pas them: ‘Ajo më ka si askush tjetër’. Kam vërtet dyshime në lidhje me seksin dhe dashurinë, megjithatë më duket diçka e bukur, të cilën jam kureshtare ta provoj. Ku i dihet, mbase nuk është aq keq sa thuhet. Në videoklipin e këngës vihen re disa skena ku Lejdi Gaga puthet me një polic dhe më pas me një police.
Mark Ronson, mashkulli më me stil në Britani
Producenti i njohur, Mark Ronson, është emëruar personi më me stil në Britani nga revista “GQ”. Producenti e ka marrë këtë mirënjohje të modës nga revista, e cila ishte në kërkim të mashkullit që vishet më mirë në Britaninë e Madhe. Ai mposhti regjisorin Gaj Riçi dhe dizenjatorin e modës, Tom Ford, për të marrë këtë çmim, të cilët u renditën respektivisht në vend të dytë dhe të tretë.
Aktori Daniel Kreig (Xhejms Bond), përfundoi i katërti, ndërsa pjesëtari i familjes mbretërore, princi Çarls, mbyll top-pesëshen.
2 Prill 2009