E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, në ceremoninë e betimit të Ivanov

Presidenti Bamir Topi mori pjesë dje në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të Maqedonisë, George Ivanov. Pas ceremonisë, dy presidentët kanë zhvilluar një takim, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve fqinje dhe për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë edhe në të ardhmen. Topi ka përshëndetur organizimin e mirë të zgjedhjeve, si hap i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë, një garanci më shumë për jetësimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për perspektivën e saj evropiane e euroatlantike. Kryetari i shtetit shqiptar shprehu vlerësime për bashkëpunimin shumë të mirë me palën maqedonase nё kuadёr tё angazhimit të pёrbashkёt pёr anёtarёsimin nё Bashkimin Evropian. Duke evidentuar ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e mbrojtjes dhe në përgjithësi në kuadër të përmbushjes së standardeve të Aleancës së NATO-s, Presidenti shqiptar shprehu besimin se shumë shpejt edhe Maqedonia do të mund t‘u bashkohet vendeve të tjera të Kartës së Adriatikut, Shqipërisë dhe Kroacisë, për të vazhduar së bashku rrugën si anëtare me të drejta të plota të Aleancës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›