Lind koalicioni "Bashkimi për Ndryshim"
Me moton "Bashkimi për ndryshim", Partia Socialiste, PSD, PDS e G99 shpallën dje koalicionin e bashkëpunimit në zgjedhjet e qershorit. Në qiell të hapur, larg sallave të hoteleve dhe në praninë e qytetarëve, Rama, Gjinushi, Milo e Veliaj deklaruan fundin e tranzicionit 18-vjeçar për Shqipërinë dhe nisjen e një qeverisjeje të re që do e çojë shumë shpejt Shqipërinë në portën e Bashkimit Evropian. Në letër, koalicioni mbetet ende i pakonfirmuar. Në mungesë të një vendimi përfundimtar të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, deri në orën 17:00, orari i përcaktuar për ceremoninë e nënshkrimit, ky element i marrëveshjes u shty për ditën e sotme, duke vijuar që t‘i japin kohën e duhur PBDNJ-së së Vangjel Dules për të vendosur.
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi gjatë fjalës së tij se bashkimi i ri i së majtës ka lindur për t‘i hapur krahët e bashkëpunimit të të gjithë atyre që duan ndryshimin.
"Bashkimi ynë i ri nuk ka lindur për t‘ju përgjigjur baltës me baltë dhe mllefit me mllef, por për t‘u hapur krahët të gjithë atyre që e duan Shqipërinë si Evropa", theksoi kryesocialisti.
Rama u shpreh se koalicioni i së majtës është një bashkim përtej së majtës dhe së djathtës, por sipas tij ka lindur për të mos lënë që të vazhdohet të jetohet me plagët e të vjetrës.
Rama u shpreh se ky bashkim ka si qëllim të nxjerrë më të mirën e mundshme. "Jemi bashkuar që të nxjerrim më të mirën prej nesh, që më e mira të bëhet për fëmijët, që të mos mbeten pa libra, të rrinë pa punë dhe prindërit të enden në rrugët e papunësisë, për të moshuarit që nuk kanë mundësi të paguajnë ilaçet", u shpreh kreu socialist. Lideri i opozitës vuri në dukje se pas 28 qershorit do të vijë në pushtet një qeveri e re që do të zgjidhë problemet e qytetarëve dhe do ta nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni. Ndërsa kryetari i PSD, Skënder Gjinushi, paralajmëroi fitoren e këtij koalicioni në 28 qershor. Ai nënvizoi se bashkimi jonë përfaqëson shpresën dhe të ardhmen. Shqipërisë i duhet një ndryshim dhe këtë do ta bëjmë së bashku. "Shumica e shqiptarëve janë për këtë ndryshim dhe për rikthimin e shpresës dhe normalitetit", tha Gjinushi. Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, theksoi se koalicioni i majtë do të fitojë në zgjedhje dhe do të garantojë një qeverisje të re. "E majta do të jetë ajo që do të presë shiritin e inaugurimit, kur Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian", deklaroi ai. Ndërsa, kreu i grupimit G99, i pari që mori fjalën në këtë takim, tha se koalicioni është nisja e një rrugëtimi, i cili nuk mund të bëhet vetëm. Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve ta konsiderojnë koalicionin e ri si koalicion qytetar përtej të majtës apo të djathtës. Referuar qytetarëve, ai kërkoi prej tyre që të jenë të përgjegjshëm për detyrat që u takojnë vetë atyre. Në draft, palët angazhohen të bashkëpunojnë për interesat e vendit në një koalicion ndryshimi, me një vizion të përbashkët politik e programor, që ka në themel realizimin e ndryshimeve të menjëhershme e rrënjësore për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, detyrimet e NATO-s dhe mirëqenien e njerëzve.