Lejet e ndërtimit, Bollano rrezikon 10 vjet burg
Vasil Bollano rrezikon dënimin me 10 vjet burg nëse gjykata gjen me vend akuzën e ngritur nga Prokuroria e Rrethit të Vlorës.
Akuza e ngritur ndaj Bollanos dhe vartësve të tij është shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe falsifikim formularësh, për të cilat parashikohen dënime nga 3 deri në 7 vjet, 6 muaj deri në 3 vjet burg, si dhe gjoba që nisin nga 300 mijë lekë deri në 3 milionë lekë. Vasillaq Bollano dhe katër anëtarë të KRRT-së së Bashkisë Himarë janë paditur prej vitit 2007 dhe në vazhdim nga disa shtetas për shkak të lejeve të ndërtimit të dhëna për persona që nuk janë pronarë të tokës.
Akuzuesit: Pirro Çali, Anastas Çali, Theodhori Veizi dhe Anastas Lluguri kanë dhënë fakte se në 5 raste të ndryshme KRRT-ja u ka dhënë leje ndërtimi personave që nuk janë pronarë të tokës. Bëhet fjalë për mijëra metra katrorë truall, edhe në zonë bregdetare.