PDR prezanton Agim Ramedën kandidat në Shijak
03/05/2005 Partia Demokrate e Re prezantoi në Shijak kandidatin Agim Rameda, i cili është sipërmarrës në agroekonomi. Në takim merrte pjesë kryetari i Partisë Demokrate të Re, Genc Pollo, i cili tha se “unë do t’ju bëja thirrje për të parë me vemendje listat e zgjedhësve tashmë të afishuara. Dhe jo vetëm kandidati Rameda e shtabi i tij, jo vetëm strukturat e këshilltarët vendorë të PDR-së, por të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, në Shijak e në të gjithë Shqipërinë të marrin përgjegjësinë e tyre të verifikojnë a e kanë emrin në listën e zgjedhësve dhe nëse jo, urgjentisht të kërkojnë regjistrimin në bashkinë apo komunën e tyre. Votimet e 3 korrikut janë tepër të rëndësishme për t’ua lënë në dorë vetëm burokracisë. Rotacioni i verës është në dorën tuaj! Por ju duhet të jeni në listat e zgjedhësve“. Në vazhdim, takimin e përshëndetën edhe anëtarë të tjerë të kryesisë së PDR-së Shijak, pjesëmarrës të shumtë në aktivitet etj.