E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zhduket një kapiten i ushtrisë së Maqedonisë

07/02/2005  Simo Krshoski, Kapiten i Armatës së Republikës së Maqedonisë, që ka qenë me shërbim në karakollin “Radika” në Sharrë, shumë afër trekufirit Maqedoni-Kosovë-Shqipëri, është zhdukur pa gjurmë që nga dita e djeshme dhe atë tash dy ditë janë duke e kërkuar në atë rajon të Sharrit pjestarë të ushtrisë dhe të policisë së Maqedonisë. Një kumtesë për zhdukjen e kapitenit Krshoski e ka lëshuar sot në Shkup edhe Shtatmadhoria e ARM-së, por zëdhënësi i ARM-së, Dimçe Petrovski ka refuzuar të japë më shumë hollësi për këtë rast në deklaratat e tij për mediat e Shkupit. Ktrshoski për herë të fundit është para para dy ditësh rreth 800 metra larg vendkalimit kufitar Strezimir-Restelicë, që çon drejt Kosovës, por që është i mbyllur në sezonin e dimrit që nga nëntori. Dihet vetëm një fakt se kapiteni ka qenë i vetmuar dhe nuk ka qenë bashk me ndonjë patrullë ushtarake, të cilat edhe gjatë dimrit megjithatë kontrollojnë atë rajon. Rajoni të cilin e kontrollon karakolli i Radikës është rajon i vështirë malor i Sharrit, i cili dimrit është i mbuluar gjithëmonë me borë. Hulumtimet për gjetjen e kapitenit Krshoski po vazhdojnë ditën deri në mbrëmje nga pjestarë të ushtrisë dhe të policisë, por pa u përdorur helikopterët, të cilët mund të shkaktonin rënie të ortekëve..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›