Lekët e privatizimeve do shkojnë për Durrës-Kukës
Të gjitha paratë që do të merren nga privatizimi i dy kompanive Armo dhe OSSH do të përdoren për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash.
Fabiola Çela
Kështu është shprehur dje në komisionin parlamentar të Ekonomisë, kreu i financave Ridvan Bode gjatë prezantimit të buxhetit suplementar. Ministri Bode është kundërshtuar shpesh herë nga opozita, e cila e ka cilësuar këtë buxhet shtesë si demagogji të qeverisë. Sipas deputeteve të opozitës, ky buxhet nuk kompenson familjet shqiptare nga rritja e çmimeve të mallrave ushqimorë. Por të gjitha këto janë hedhur poshtë nga ministri i Financave Bode.
Debatet
Nënkryetari i komisionit të Ekonomisë, Arben Malaj, ka kritikuar ashpër buxhetin suplementar. "Shifrat e privatizimit nuk mund të dalin jashtë buxhetit. Ju jeni të detyruar ligjërisht dhe në bazë të Kushtetutës, që çdo shifër ta pasqyroni në buxhetin e shtetit. Madje, ju nuk jeni të qartë, ose diçka nuk shkon harmonizimin brenda qeverisë tuaj për të sjellë në buxhetin suplementar shifrat e reale të përfituara nga privatizimi i një prej kompanive më të mëdha të vendit, Armo", ka thënë dje Malaj. Madje, ai ka akuzuar qeverinë se, nuk ka marrë asnjë masë për indeksimin e rritjes së çmimit të ushqimeve.
Buxheti
Për të tretin vit radhazi, qeveria ka përgatitur një buxhet shtesë në mes të vitit. Buxheti suplementar i këtij viti arrin shifrën e 20 miliardë lekëve. Gati 14 miliardë lekë janë nga tejkalimi i të ardhurave nga administrata qendrore fiskale në tatime dhe dogana, ndërsa 6 miliardë lekë nga dividenti i kompanive publike. Qeveria ka planifikuar, që të ardhurat, të cilat do të arkëtohen nga privatizimet, të shkojnë për rrugën Rrëshen-Kalimash. "Kemi kërkuar autorizimin e Kuvendit në marrëveshje me FMN-në dhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, që të gjitha të ardhurat nga privatizimet e mëdha që do të realizohen gjatë 6-mujorit të dytë të vitit, dhe është një pjesë jo e vogël e kompanive, të cilat janë futur në procedurat e privatizimit të tyre, do të përdoren për të shtuar vëllimin e investimeve publike dhe progresin e punimeve në segmentin Rrëshen-Kalimash", ka deklaruar dje Bode. Sipas tij, në këtë buxhet janë alokuar përfundimisht 5 miliardë lekë për shtesën e pagave dhe pensioneve për 6-mujorin e dytë si dhe 1 miliard lekë për asistencën sociale, për të mbështetur pikërisht shtresat në nevojë dhe për të kompensuar rritjen e çmimeve në 6-mujorin e parë. "Shtesa pra, është me 10 % nga 4 % që është niveli i inflacionit", ka theksuar dje ministri i Financave. Ndërkaq, fondet e buxhetit shtesë do të përdoren gjithashtu, për investime publike. Si gjithmonë Ministria e Transporteve do të marrë pjesën e luanit nga buxheti suplementar. Janë gati 10 miliardë lekë, që do të përdoren nga kjo ministri, nga të cilat 8 miliardë lekë për të financuar investimet që janë në proces dhe 2 miliardë lekë shkojnë për fondin e shpronësimeve për investime. Ndërsa për komunat dhe bashkitë fondi i parashikuar në këtë buxhet shtesë është 2 miliardë lekë.