Leksikografia shqipe,4 milionë skeda, ende me shkrim dore
04/12/2004 Trashëgimia dhe progresi i leksikografisë shqipe ishin temat e të parës konferencë shkencore, që filloi punimet e saj dje, në Tiranë, organizuar nga Instituti i Gjuhësisë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave
Leksikografia shqipe
4 milionë skeda, ende me shkrim dore
Megjithëse elektronika po sfidon punën e dorës, në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë së Akademisë së Shkencave, kartoteka e leksikut të shqipes në më shumë se 4 milionë skeda, që dëshmon mbi 150.000 fjalë, ruhet ende mbi letra.
Pavarësisht se fusha më e hershme dhe më e pasur e gjuhës shqipe, leksikografia shqiptare vazhdon ende të mos ketë shkollën e saj të mirëfilltë, por, megjithatë gjuhëtarët janë të mendimit se përvoja e krijuar në këtë fushë është mjaft e pasur. Trashëgimia dhe progresi i leksikografisë shqipe, ishin temat e të parës konferencë shkencore, që filloi punimet e saj dje, në Tiranë, organizuar nga Instituti i Gjuhësisë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave. Gjuhëtarë, studiues, hartues fjalorësh, kritikë, botues shqiptarë, por edhe të huaj kanë qenë prezentë në këtë konferencë, e cila synon jo vetëm të pasqyrojë trashëgiminë pothuajse katër shekullore të leksikografisë, të konstatojë mangësitë, por edhe të prezantojë mendime dhe sugjerime për të ardhmen e kësaj shkence kaq dinamike. Akademiku Jani Thomai, në kumtesën e tij midis të tjerash ka theksuar se, "përgjegjësia për të vlerësuar drejt trashëgiminë e deritanishme, për të përgjithësuar përvojën shkencore në këtë fushë dhe për të përfituar prej saj, që të hartojmë më shumë fjalorë me nivel shkencor të lartë, për t'iu përgjigjur gjithnjë e më mirë kërkesave në rritje të kohës është shumë e madhe". Pas një vështrimi retrospektiv të zhvillimit të kësaj shkence në Shqipëri dhe punën e bërë për hartimin e fjalorëve, Thomai ka theksuar se "harta gjeografike e zhvillimit të fjalorëve të shqipes dhe leksikografia shqipe, në përgjithësi, është zhvilluar jo vetëm nga brenda, por edhe nga jashtë, prej shqiptarësh e prej të huajve", duke zënë kështu vendin e vet edhe në hapësirën e leksikografisë ballkanike me fjalorët dygjuhësh shqip-gjuhë tjetër ballkanike dhe anasjelltas. Në këtë hapësirë shqipja është vënë përkrah gjuhëve të tjera të Ballkanit. Në fakt, gjuha shqipe, nëpërmjet fjalorëve dygjuhësh ka hyrë në lidhje me pothuajse të gjitha gjuhët indoevropiane, me disa gjuhë joindoevropiane, si hungarishtja, finlandishtja, turqishtja, arabishtja e deri te kinezishtja, japonishtja e rromishtja. Duke u ndalur në disa apo ndonjë zbrazëti në këtë fushë, Thomai ka theksuar se në fjalorët e përgjithshëm shpjegues dhe në fjalorë të tjerë, që kanë marrë lëndën prej tyre, ka pasur një orientim të drejtë, por në disa raste ka pasur një lloj "ekzotizmi", duke u dhënë më shumë pas fjalës së rrallë, sidomos në fjalorët e përgjithshëm, fakt që "ka krijuar asimetri në fusha të tjera leksikore e semantike, ose mbetje më prapa nga zhvillimet e lëvizjet në leksikun e ditëve tona".
Por, natyrisht, sfidat më të mëdha mbeten të së ardhmes e sidomos në kohën e globalizmit që po kalon e gjithë bota. Rritja e cilësisë shkencore e fjalorëve që botohen, ngritja e një shoqate të leksikografëve, një veprim jo vetëm i "domosdoshëm, por, madje edhe i vonuar", sipas Thomait, regjistrimi elektronik i fondeve leksikore, hartimi i një fjalori të madh, disavëllimësh, hartimi i fjalorëve krahinorë në një shkallë më të gjerë etj., janë disa nga detyrat "që shtrohen përpara leksikografisë dhe nuk duhet të dyshojmë që janë edhe mundësi për t'u sendërtuar në të ardhmen", ka nënvizuar Jani Thomai në fund të kumtesës së tij. Konferenca vazhdon punimet edhe gjatë ditës së sotme.
Leonard Olli
Si u ndërpre fjalori i '70-ës
Hartimi i një fjalori të madh, disavëllimësh për gjuhën shqipe, sipas gjuhëtarit Jani Thomai, përbën një kërkesë të kahershme, duke e paraqitur si një detyrë të një rëndësie të veçantë. Puna për të ka nisur qysh në fund të viteve '70 të shekullit të kaluar, por u ndërpre për shkak të ndërmarrjes se veprave të tjera leksikografike. "Kjo vepër kurorëzuese e leksikografisë shqipe, përveç bazës materiale e teknike, kërkon dhe sigurimin e një ekipi leksikografësh të formuar e me përvojë dhe një parapërgatitje në kohë të mjaftueshme për përmasat e vështirësitë e një vepre të tillë", është shprehur Thomai. Në këtë kuadër kërkesash, gjuhëtari ka hedhur fjalën dhe për hartimin e fjalorëve krahinorë, veçanërisht për gjuhën e folur, për të cilat nuk ka fjalorë të tillë. Sipas gjuhëtarit Thomai, në fondin leksikor këta fjalorë do të nxjerrin në dritë ç'ka ka mbetur në gojë të popullit nga pasuria e madhe leksiko-frazeologjike e ligjërimeve popullore.
Unikale regjistrimi i fondeve leksikore
Regjistrimi elektronik i fondeve leksikore vjen si detyrë parësore për leksikografët shqiptarë. Në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kartoteka e leksikut të shqipes, në më shumë se 4 milionë skeda dëshmon mbi 150.000 fjalë. Disa dhjetëra skeda përmban fondi terminologjik në fjalorë të botuar. Disa dhjetëra mijëra skeda përmban fondi terminologjik në skedarë e në fjalorë të botuar. Disa dhjetëra mijëra skeda të tjera përmban dhe kartoteka e gramatikës, si dhe ajo e dialektologjisë, të cilët ruajnë lëndë me vlerë leksiko-semantike, të shfrytëzueshme edhe për leksikologjinë e leksikografinë. U shtohet dhe gjithë ajo pasuri leksiko-frazeologjike që ruajnë qendrat e tjera të studimit të shqipes brenda e jashtë vendit dhe fjalorët e hartuar deri më sot të botuar e dorëshkrim. Informatizimi i gjithë kësaj lënde si dhe ngritja e një kartoteke të re elektronike për gjuhëtarin Jani Thomai, do të mundësonin plotësimin e fondit të nevojshëm për hartimin e çdo fjalori e studimi.