Taksat e dividentit, Komisioni i Financave tani mes dy zjarreve
03/12/2004 Puna e Komisionit të Ekonomisë për gjetjen e një emëruesi të përbashkët mbi taksën e dividentit duket se ka shkuar e gjitha kot. Pikërisht, kur kishte arritur një konsensus mes qëndrimit të biznesit amerikan dhe kërkesës së Ministrisë së Financave, një vizitë e FMN-së duket se ka kthyer gjithçka mbrapsht. FMN-ja ka kritikuar heqjen e dividentit mbi fitimin, duke bërë të qartë se pret vendosjen e kësaj takse në Paketën Fiskale të 2005-ës. Por vetëm një ditë më parë, Komisioni i Ekonomisë kishte vendosur të mos tatonte fitimin, kur ortakët e një shoqërie deklaronin se si e përdornin atë brenda kohës së caktuar me ligj.
“Ne ramë dakord që në rast se kompania nuk dorëzon brenda afatit të caktuar me ligj një relacin mbi atë se çfarë do të bëjë me fitimet e veta, atëherë do të gjobitet”, ka deklaruar Floreta Luli – Faber, drejtoreshë e Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Vetëm një ditë më pas, Ylli Bufi ka pranuar se ka patur vërejtje nga ana e FMN-së për këtë rast, duke bërë të ditur se kjo çështje do të ridiskutohet në Parlament gjatë miratimit të Paketës Fiskale.