Leksion nxënësve për rreziqet e tregut bankar
12/03/2009 Guvernatori i BSH-së
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar pak ditë më parë një takim me nxënës të shkollës “Partizani”. Gjatë takimit zoti Fullani ka folur në lidhje me aftësinë për të marrë vendime të drejta ekonomike, ndërtimin e mirëqenies, të kuptuarit e rreziqeve që paraqet tregu dhe të vlerësuarit e vendimeve mbi politikat që ndikojnë në jetën e qytetarëve. Tema “Edukimi kushton, por nuk ka çmim!” është në kuadër të aktiviteteve të programit të edukimit “Banka Qendrore në jetën e përditshme”, i cili po zhvillohet nga Banka e Shqipërisë që prej 3 vjetësh. Biseda me nxënësit u përqendrua në rëndësinë e edukimit ekonomik e financiar për brezin e ri dhe rëndësinë që ai ka për funksionimin e një ekonomie të shëndoshë ku njohuritë financiare kanë një rol konkret në jetën e gjithsecilit. Duke sjellë si shembull fjalët e ekonomistit të madh anglez Alfred Marshall mbi “studimin e sjelljes financiare të njerëzve në jetën e përditshme”, zoti Fullani u shpreh se mënyra më e mirë për të pasur sukses është të ndihmojmë njerëzit të kuptojnë lidhjen mes ekonomisë dhe jetës së përditshme.