E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen nga Spanja trafikantja e fëmijëve

 

TIRANE - Interpoli ka sjellë në pranga nga Madridi në Rinas 24-vjeçaren nga Berati, e cila ishte shpallur në kërkim për trafik të miturish me qëllim prostitucioni. Sipas një njoftimi për shtyp nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, bëhet e ditur se ekstradimi i Valmira Mahmutajt është bërë të enjten rreth orës 23:20 nga Spanja. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda,  më 12 shtator të vitit 2006 e ka dënuar 24-vjeçaren Mahmutaj me 15 vjet burg për kryerjen e veprës penale të "trafikimit të të miturve". Ky vendim është marrë pasi Valmira Mahmutaj akuzohej se më 9 dhjetor të vitit 2004, dy të mitura A.K., në atë kohë 13 vjeçe, dhe M.E., 14 vjeçe, kishin bërë kallëzimin penal në Prokurorinë e Beratit, duke deklaruar se Mahmutaj në bashkëpunim me persona të tjerë nga qyteti i Sarandës kishin tentuar të kalonte dy të miturat në Greqi, duke i mashtruar se do t'i çonte tek prindërit e tyre dhe më pas në Itali, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion. Arrestimi i 24-vjeçares u bë më 8 nëntor 2007 si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Madridin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›