E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku kthehet në "lojë" vetëm në verë

Specialistët, monedha vendase pritet të vlerësohet me kthimin e emigrantëve në muajt e pushimeve verore


TIRANË- Monedha vendase vazhdon tatëpjetën ndaj valutave të tjera dhe kryesisht ndaj Euros. Përgjatë gjithë muajve të parë të këtij viti, në mënyrë të vazhdueshme Leku ka humbur pikë ndaj monedhës Europiane dhe sipas specialistëve kjo ecuri negative do të mund të ndalet vetëm në muajt e pushimeve të verës ku kthimi i emigrantëve në vend do të shtojë edhe sasinë e euros në treg.


Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se që prej një janarit të këtij viti, monedha vendase është zhvlerësuar me 8.85 pikë.


Në fillim të vitit një euro blihej kundrejt 123.55 lekëvë ndërsa në ditën e sotme, një euro kushton 132.5 lekë, ndërsa kulmi i zhvlerësimit të monedhës vendase ka qënë data 27 e muajit të shkuar kur një euro kushtonte 132.79 lekë.


Në një dalje për mediat në ditët e para kur euro filloi të vlerësohej së tepërmi ndaj Lekut, ministri i Financave Ridvan Bode kishte thënë se kjo ishtë një dukuri e përkohshme dhe se me ndërhyrjen e qeverisë do të vendosej stabilitet në treg.


Dy janë arsyet kryesore me të cilat specialistët e lishin edhe këtë zhvlerësim të monedhës vendase, ulja e dërgesave të emrigrantëve dhe pagesës së kësteve të kredive të marra nga qeveria në euro duke bërë që sasia e saj në treg të ulet ndjeshëm. Faturat e kredove të marra për përmbylljen e investimeve publike shlyhet në euro ndërsa të ardhurat e qeverisë janë në lekë, shprehen ata.


Duke mbrojtur kredine më të fundit të marrë nga qeveria në tregun e jashtëm në euro, ndër të mirat e tjera të saj, ministri i Finacave, Ridvan Bode, theksoi edhe ndikimin që do të kishte në kursin e këmbimit futja e kësaj sasie eurosh në tregun vendas.


Ecuria e kursit të këmbimit Euro/Lek (grafik)

1 janar- 123.55
1 shkurt- 125.92
1 mars-129.95
1 prill-130.90
1 maj-131.01
29 maj-132.50


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›