Shqipëri - Mali i Zi nga janari 2010 pa doganë
30/05/2009 Nënshkruhet marrëveshja
U zhvillua dje në Tiranë forumi i biznesit shqiptaro-malazez, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. Bashkëpunimi ekonomik mes të dy vendeve dhe integrimi drejt Bashkimit Evropian, ishin në qendër të forumit, ku u theksua fakti se gjatë vitit të ardhshëm do të synohet liberalizim i shkëmbimeve në doganat respektive. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës nënshkroi edhe një marrëveshje bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Malit të Zi. “Do të synojmë liberalizim të plotë të shkëmbimit të mallrave, duke nisur nga 1 janari i vitit 2010. Kjo do të çonte edhe në uljen e kontrabandës”, – u shpreh Velimir Mijuskovic, kryetar i Odës Ekonomike të Malit të Zi. Në forumin e biznesit Shqipëri-Mali i Zi merrnin pjesë rreth 50 biznese nga Mali i Zi dhe po kaq biznese shqiptare, për të shkëmbyer eksperiencat e tyre, si dhe për të parë mundësinë e bashkëpunimit në fusha konkrete. Kompani që merren me turizmin, ndërtimin apo prodhimet e ndryshme bujqësore dhe blegtorale ishin pjesë e këtij forumi, duke u ndalur në hapa konkrete të bashkëpunimit me homologët, sipas sektorëve përkatës. Shkëmbimet tregtare me Malin e Zi në vitin 2008 arritën shifrat e 32 milionë eurove, krahasimisht me 2007-n këto shifra janë rritur me 59 për qind.