Posch: Privatizimi i HEC-eve, qeveria shqiptare në rrugën e duhur
Intervista/Inxhinieri austriak, Hannes Posch, ekspert në sektorin e energjisë, tregon për përfitimin që ka Shqipëria nga ndërtimi i HEC-eve
* * * *
Nëse një biznesmen shqiptar do të ishte në dilemë për të investuar kapitalin e tij, inxhinieri austriak dhe ekspert në sektorin energjetik, Hannes Posch Menexher, “Ces Clean Energy Solutions” (degë e kompanisë “iC consulenten”) sugjeron të ndërtoni një hidrocentral të vogël. Sipas Posch, investimi në hidrocentrale të vegjël, është afatgjatë, por një siguri për fituar të ardhura të mjaftueshme. Në një intervistë dhënë për gazetën “standard”, Posch ka treguar rëndësinë që ka zhvillimi dhe ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël, si për biznesin privat shqiptar, ashtu edhe për ekonominë e vendit. Sipas Posch, Shqipëria ka kapacitete hidrike për të ndërtuar rreth 2000 hidrocentrale të vegjël, nga të cilat do të prodhohej energji e mjaftueshme edhe për eksport në vendet e Ballkanit. Posch tregon se nga pikëpamja inxhinierike ndërtimi i këtyre HEC-eve është i mundur, pasi ndërtimi gjeografik i Shqipërisë dhe burimet ujore janë të përshtatshme për ndërtimin e këtyre HEC-eve. Ai vlerëson procesin e privatizimit dhe dhënien me koncesion të hidrocentraleve të vegjël, por nga ana tjetër thekson se duhet bërë një punë e madhe për përgatitjen e dokumentacioneve të sakta për projektet e këtyre HEC-eve. Ai vlerëson pozitivisht punën e bërë nga qeveria shqiptare në këtë drejtim, ndërsa shton se kompania e tij është këtu për të dhënë ndihmën e nevojshme për zhvillimin e HEC-eve të vegjël. Ai ka theksuar se qeveria ka ndërmarrë politikat e duhura për të ndërtuar sa më shumë HEC-e të vegjël. “iC consulenten Zt. GsmbH”, një kompani konsulence në fushat e shërbimeve inxhinierike, ka nisur të punojë në Shqipëri që në mesin e viteve ’90, duke qenë pjesë e aktiviteteve të studimeve, projektimeve dhe supervizioneve me financime të institucioneve ndërkombëtare. Si rezultat i zhvillimeve të reja në tregun shqiptar, “iC consulenten” nga Vjena themeloi kohët e fundit dy kompani bija të lidhura drejtpërdrejt me tregun e shërbimeve të Shqipërisë. Kompania e parë bijë, “iC consulenten” sh.p.k. do të realizojë konsulencë inxhinierike për tregun lokal, kurse kompania e dytë CES sh.p.k. do të fokusohet në dinamikën e tregut të energjisë në Shqipëri.
Vitet e fundit qeveria i ka dhënë prioritet privatizimit të HEC-eve të vegjël. Kanë ekzistuar rreth 85 HEC-e të vegjël, dhe shumë syresh janë dhënë me koncesion. Në këtë proces, kompania juaj sa i ka ndihmuar investitorët shqiptarë për të zhvilluar këto HEC-e për të pasur një teknologji?
-Kompania jonë ka bërë studimin e parë në vitin 1994 dhe në atë kohë ne shqyrtuam rreth 80 hidrocentrale të vegjël ekzistues, prej tyre rreth 20 ishin në gjendje pune. Në atë kohë ne rekomanduam që të gjitha këto hidrocentrale duhet të rehabilitoheshin, por nga sektori privat dhe në atë kohë unë isha më përpara në kohë dhe KESH-i tha jo, nuk ishte për këtë zgjidhja. Thanë që do ta bëjnë vetë këtë proces, por ndërkohë nuk ndodhi ndonjë veprim, ndërkohë që tani qeveria po bën presion në këtë drejtim për të privatizuar HEC-et e vegjël.
Tani 15 vjet më pas, si e shihni politikën e qeverisë, si ka ecur ajo, a janë bërë hapa para në këtë drejtim?
Duhet të kuptojmë se duhet kohë për ndryshuar sistemet në çdo vend. Sipas mendimit tim privat, unë mendoj se qeveria shqiptare është në drejtimin e duhur. Ata e kanë kuptuar se duhet të përfshijnë biznesin privat që të ketë vërtet lëvizje në këtë sektor. Natyrisht, ata kanë probleme në administrim për mënyrën si të organizohen. Njerëzit duhet të kuptojnë se ç’do të thotë një hidrocentral i vogël. Nuk është një hidrocentral i madh i zvogëluar. Kur përpara rreth 3 vite u fillua me procesin e koncesioneve, ishte shumë e vështirë për biznesin privat ta konceptonte këtë mënyrë të menduar, por shikoj se gjërat çdo vit ecin më mirë.
Zoti Posch, a është maturuar biznesi shqiptar për të investuar në këtë sektor, për të investuar në HEC-e?
-Është një pyetje që nuk mund t’i përgjigjesh kaq thjesht. Kryesorja është se ka para sektori privat. Por në vende me periudhë tranzicioni paratë shkojnë në investime që japin rikthimin të shpejtë dhe jo në investime afatgjata. Por kjo është një gjë shumë e natyrshme, sepse njerëzit duhet të shikojnë si është sistemi politik, sa i qëndrueshëm është ai. Ne duhet të kuptojmë se kur flasim për HEC-et e vegjël, kemi një periudhë 10-vjeçare, kështu që fitimi i vërtetë mund të realizohet pas 10 vjetësh. Kur kam ardhur këtu u kam thënë miqve të mi shqiptar]ë, ne në Austri kemi një sistem të qëndrueshëm shoqëror dhe këto gjëra në vendin tuaj do të duan ca kohë, por nëse doni të bëni një gjë të mirë për familjen tuaj, bëni një hidrocentral të vogël dhe pas 10 vjetësh nuk do të keni më borxhe, dhe çdo mëngjes ju do të shikoni në celularin tuaj sa para keni fituar, ndërsa ju flinit, sepse punon hidrocentrali për ju. Është e njëjta gjë edhe në Austri, shumë njerëz që duan të sigurojnë familjet e tyre, bëjnë pikërisht këtë biznes të hidrocentraleve të vegjël. Ndoshta iu dhashë një shembull të mirë për Shqipërinë. Në vitin 1936, disa austriakë instaluan një hidrocentral të vogël në zonën e Korçës (HEC-i i Vithkuqit) dhe është ende duke prodhuar energji me të njëjtat pajisje të vitit 1936 dhe tani kompania që punoj unë, po zgjeron kapacitetin e prodhimit të këtij hidrocentrali. Pra, ky hidrocentral ka më shumë se 70 vjet që vazhdon të punojë dhe të prodhojë energji.
Ju keni deklaruar se Shqipëria ka kapacitete hidrike për të ndërtuar rreth 2000 HEC-e të vegjël. Çfarë duhet për ta bërë këtë, vullnet politik, kapacitet investues, çfarë duhet të koordinohet që të arrihet kjo?
-Së pari unë shikoj vullnetin politik për të ecur përpara. Çfarë ndodhi, ata filluan procesin e privatizimit? Shumë njerëz menduan do të marrë një HEC me koncesion dhe do ta shesë në treg, jo ta zhvillojë vetë dhe secili prej tyre mendonte se të huajt do të vinin më shumë para dhe që ta blinte. Problem është se të gjitha dokumentet nuk ishin të sakta dhe të huajt që vijnë për të investuar e kuptojnë biznesin e tyre dhe nëse nuk i shohin dokumentacionet në rregull, nuk vijnë. Këto gjëra kanë ndodhur në fillim.
Tani siç e dini ka disa kompani austriake që kanë ardhur këtu, të cilët po kërkojnë për hidrocentrale të mëdhenj, “Ferbund”, EVN etj. Unë mendoj se kjo lëvizje e këtyre kompanive të mëdha për hidrocentrale të mëdha do të krijojë një lëvizje edhe për hidrocentralet e vegjël. Mendoj që investitorët shqiptarët duhet t’i ndajnë gjërat me partnerët e huaj, duke bërë “joint venture” dhe kur ata ta kuptojnë se ju duhet të investoni edhe përgatitjen siç duhet të projekteve, atëherë kjo ka për të funksionuar. Por jo me konceptimin të bësh dokumentacionin, duke pretenduar se do të bësh një hidrocentral me fuqi të instaluar të madh sa për të fituar tenderin, i cili realisht nuk mund të funksionojë. Por unë shikoj që çdo vit ka ndryshime dhe shoh se po dalin në sipërfaqe njerëz që vërtet janë të interesuar për zhvillimin e HEC-eve të vegjël. Pra, tani ka njerëz seriozë në këtë sektor, unë jam optimist dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu.