E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër heshtje Rama-Lakrori mbyllin fushatën në Dibër

Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe kandidati tjetër mbyllën fushatën elektorale dje në një takim në qytetin e Peshkopisë. Gjatë këtij takimi, kandidati Maqo Lakrori shpalosi edhe një herë platformën e tij, duke u shprehur për një parti që duhet drejtuar me përgjegjësi kolegjiale dhe jo vetëm nga një kryetar. Ndërkohë, ai shtroi nevojën e shkaktimit të zgjedhjeve të parakohshme si e vetmja mënyrë për t‘i dhënë më shumë shanse vendit. Ndërsa kryetari në detyrë i kësaj partie, Edi Rama, u fokusua sërish te procesi zgjedhor i 28 qershorit dhe vendimet e kolegjit zgjedhor e KQZ-së. Sipas tij, Partia Socialiste synon të garantojë transparencë në zgjedhje dhe se 28 qershori nuk mund të falet. Rama mbrojti idenë e bojkotit të Parlamentit, pasi sipas tij nuk mund të hyhet në institucione ilegjitime, duke shpjeguar edhe një herë se PS nuk po bojkoton institucionet demokratike. Fushata elektorale mes dy kandidatëve u mbyll dje në mbrëmje, ndërkohë që kandidati Maqo Lakrori i bëri një ftesë për një debat publik konkurrentit të tij, Edi Rama. Fushata mbyllet sot, ndërsa ditën e premte do të jetë heshtje zgjedhore. Të shtunën, socialistët do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur mes Ramës dhe Lakrorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›