Leku vijon rrugëtimin për poshtë
Leku shqiptar vijoi të dobësohej me rritëm të shpejtë për të tretën ditë radhazi gjatë të mërkurës, kur humbi 0.64 për qind kundrejt euros dhe 0.93 për qind kundrejt dollarit amerikan, sipas të dhënave të kursit fiks të këmbimit të Bankës së Shqipërisë. Leku ka humbur 2.5 për qind të vlerës që nga fillimi i javës, duke shënuar performancën më të keqe në shumë kohë. Zhvlerësimi i shpejtë i lekut është një shenjë e keqe paszgjedhore, për shkak të destabilitetit politik që mund të krijohet nga rezultati i ngushtë i zgjedhjeve të së dielës.