Sinoptikanët: Klima ka degjeneruar
Temperaturat e ulëta, njësoj si në vjeshtë mund të justifikohen për muajin korrik, qershor, apo dhe gusht. Po ashtu edhe shiu i verës është normal, por pak kush e di se edhe rrebeshe të tilla dimri, janë normale për stinën e verës. Sipas sinoptikanëve, të gjitha këto janë normale, në një kohë kur kemi ulje të menjëhershme të temperaturave, dhe janë tipike për muajt e verës. Por nga ana tjetër, ky mot, këto rrebeshe, këto vranësira janë jo normale për muajin korrik dhe sipas parashikuesve të motit, kjo mund të quhet me plot gojën degjenerim i klimës, si pasojë i disa faktorëve. Shirat dhe furtunat, rrebeshet dhe vetëtimat këto kohë kanë qenë të pranishme edhe në vende si Rumania, Bullgaria, Greqia apo Italia. Por, rrebeshi i djeshëm në Shqipëri nuk ka asnjë lidhe me to. Furtuna dhe i gjithë rrebeshi i shiut ka qenë lokal, për Shqipërinë, për Tiranën dhe nuk ka përfshirë të gjithë rajonin. Për më shumë informacion do të jepet një raport më i detajuar nga sinoptikanët, sapo ata të kenë sistemuar të gjitha dëmtimet e infrastrukturës, si pasojë e motit të keq.
Të paktën deri më 6 korrik, moti parashikohet të jetë me reshje, me pështjellime dhe i paqëndrueshëm. Vranësirat, reshjet e shiut, problemet me uljet dhe ngritjet e temperaturave 2 deri në 3 gradë celsius do të jenë tipike të kësaj jave. Nga ana tjetër, dielli me rrezet e tij, plazhi, pishinat do të jenë pjesë e axhendës së secilit prej nesh, pas një jave. Edhe fillimi i muajit korrik, ashtu si fundi i muajit qershor do të jetë i paqëndrueshëm edhe si pasojë e qarkullimit të rrymave të paqëndrueshme në rajonin tonë. Shira më të dendur do të bien në zonat malore, kryesisht në veri dhe verilindje të vendit. Vranësirat dhe shirat e dobët do të vijojnë si në mbrëmje ashtu dhe gjatë natës, kryesisht në zonat veriore të Shqipërisë. Pothuajse në të gjithë vendin koha do të jetë e vranët. Shira dhe reshje do të na shoqërojnë nga Jugu në Veri. Madje, një mot i tillë i paqëndrueshëm, me reshje dhe gri, do të jetë i pranishëm edhe në fundjavë.