"Uragani" veror tërbon Lanën dhe fundos Tiranën
Rrebeshi i shiut dje, i orës 15:00, nuk do të ngjante as me një ditë të zakonshme janari, jo më të muajit korrik. Uji me gjyma që ka rënë nga qielli nuk mund të ishte kurrsesi shi vere, as një freskim moti në këto ditë, në mes të stinës së verës. Arsyeja e rrebeshit ende nuk dihet. Ndonjë sinoptikan mund të konfirmojë se kështu po ndodh edhe në rajon, në të gjithë Europën, si dhe te fqinjët tanë, andej detit, në Itali, pritet që edhe sot të ketë shi, vetëtima e shkreptima në qiell. Rrebesh shiu, stuhi, e madje edhe shtëllunga tymi të përziera me shi, si uragane të vërtetë, mund të kemi edhe ne përsëri sot. Por, detaje dhe informacion mbi parashikimin e motit edhe institutet vetë nuk mund të japin. Ashtu siç kanë konfirmuar dhe vetë ata, rrufetë, kanë prishur sistemin e të dhënave dhe detaje të mëtejshme të parashikimit, ato do të japin sapo të rifillojnë punën normale. Sakaq, dje, pesë pompa të sistemit të zjarrfikësve janë shpërndarë në të gjithë qytetin për të pastruar ujin që kishte bllokuar zonat e rrugët kryesore të Tiranës. Dëmi më i madh dhe uji më i madh që është grumbulluar, në nivele të lumit të Lanës, ka qenë në qendrën ETC, në Rrugën e Elbasanit. Rreth 30 makina janë përmbytur brenda parkimit të kësaj qendre, të tjera kanë arritur të shpëtojnë, rastet kur drejtuesit kanë vrapuar për të shpëtuar automjet e tyre.
Përmbytja te ETC-ja
Edhe pse në ankthin e rezultatit të procesit zgjedhor, edhe pse në emisione të drejtpërdrejta televizive, ora 16:00 ka "ngrirë" të gjithë këtë proces të rëndësishëm duke e spostuar vëmendjen në një tjetër proces: atë të përmbytjes. Pamjet e para të makinave të zhytura plotësisht në ujë, të tjerave që u dukej vetëm ndonjë sipërfaqe e çatisë janë dhënë nga televizionet, ndërkohë që fotoreporter amatorë apo profesionistë, me shpejtësi kanë nxjerrë fotot në "Facebook", apo duke i dërguar ato me internet.
Dhjetëra kureshtarë kanë qëndruar pranë parkimit dhe lavazhit të kësaj qendre, duke pritur me kureshtje se si do të zgjidhej problemi. Ndërkohë që, forcat speciale të zjarrfikësve kanë sqaruar se brenda dy orëve nëse nuk bie shi, sheshi i parkingut do të zbrazej nga uji, duke e kaluar me sistem thithjeje direkt e në Lanë. Nga ana tjetër, forcat e zjarrfikësve punonin me shpejtësi për t‘ia kaluar më pas aparaturën edhe rrugëve të tjera të përmbytura. Don Bosko, Jordan Misja, Misto Mame, Rruga e Elbasanit, Karl Gega, Porcelani, Kombinati, Komuna e Parisit,
Lapraka janë përfshirë në përmbytje të mëdha, ku janë bllokuar rrugët kryesore dhe ku dhjetëra qytetarë kanë mbetur në gjendje të palëvizshme në strehët dhe shkallët e pallateve, deri në përmirësim të gjendjes.
Forcat e natyrës
Rrebeshet, "uragani" ndoshta i paprecedentë në një ditë korriku në kryeqytet, ka shkaktuar frikë dhe amulli në rrugë, bllokim trafiku, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe shpesh herë edhe ndalje në vend. Fëmijët janë trembur nga rrufetë, modem të dhjetëra kompjuterëve janë prishur, antena të ngjitura në tarracë, apo edhe qendra informacioni që kanë elementë të punës së tyre, masat e ajrit. Nga ana tjetër, simpatizantët e forcave të natyrës, pavarësisht se kanë mbyllur derën me çelës, dritaret e superluçet, nuk kanë mbyllur grilat apo perdet, pikërisht për të parë këto pamje mbresëlënëse, të forcave të natyrës, të cilat hera herës edhe pse "plangprishëse" mund të jenë unike.
Rrebeshi pushton shtëpitë,
policia shpëton dy të mitur
Përmbytjet e mëdha në Tiranë kanë sjellë edhe rrezikimin e jetës së disa personave, ashtu siç ndodhi edhe në zonën e ish-Frigoriferit, ku uniformat blu kanë ndërhyrë për shpëtimin e jetës së dy fëmijëve. Madje, për shkak të reshjeve të dendura, dhjetëra makina janë mbuluar totalisht nga uji në parkingun afër këndit të lojërave në Rrugën e Elbasanit, janë thyer pemët, shkaktuar dy aksidente, si dhe janë përmbytur disa shtëpi. Policia dhe zjarrfikëset kanë kaluar direkt në veprim për të ndihmuar personat e bllokuar, si dhe kanë ndihmuar banorët e Tiranës për të përballuar këtë situatë. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se përmbytje banesash janë regjistruar në rrugën "Karl Gega", tek ish-Frigoriferi, ku policia ka ndërhyrë për të ndihmuar banorët. Sipas të dhënave, aty kishin mbetur të bllokuar në një banesë përdhese dy fëmijë, të cilët kanë qëndruar për më shumë se 45 minuta. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë, të ndihmuar edhe nga zjarrfikëset, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e fëmijëve, që tashmë ndodhen nën kujdesin e familjarëve të tyre. Veç këtij rasti, policia ka ndihmuar në evakuim edhe të disa familjeve te rruga "Don Bosko", te Rruga e Durrësit, në Laprakë, si dhe te shkolla "Vasil Shanto". Gjithashtu, policia ka ndihmuar edhe tregtarë që janë përmbytur në dy anët e Lanës, pasi e kanë shtrirë aktivitetin e tyre në bodrumet e pallateve, anës trotuarit. Nga ana tjetër, policia rrugore ka marrë frerët e qarkullimit në gjithë akset e kryeqytetit, pasi koha e rënduar ka shkaktuar disa aksidente të vogla, por pa pasoja. Burimet policore shpjeguan se për të shmangur ndonjë aksident të rëndë janë mobilizuar patrulla të shumta rrugore, duke drejtuar trafikun. Sipas të dhënave nga përmbytja e djeshme u shkaktuan dy aksidente të vogla, por të dëmtuarit nuk kanë pasur probleme serioze dhe ata ndodhen në banesë pa probleme shëndetësore. Gjithashtu, policia tha se ka pasur edhe bllokim të disa rrugëve, për shkak të thyerjes së pemëve që kanë bllokuar qarkullimin.
Tirana në kaos prej stuhisë,
dëmet materiale përmbytin qytetarët
E furishme dhe e pamëshirshme stuhia e mesditës së djeshme në kryeqytet, që është larguar vetëm pasi ka shënuar dëme shumë të mëdha për pronën e qytetarëve.
Numri dhe vlerave e makinave të përmbytura pranë parkut të lojërave në Rrugën e Elbasanit është i konsiderueshëm. Po kështu një numër jo i vogël banesash në katet e para, apo edhe godinash private në të gjithë qendrën e Tiranës, por edhe në periferi, kanë përjetuar makthin e përmbytjes, pa mundur që t‘i gjejnë një zgjidhje këtij fenomeni natyror.
Shumë qytetarë ankohen se dikush duhet t‘i dëmshpërblejë për dëmet që kanë pësuar. Ata që janë më të goditur nga stuhia e djeshme janë tregtarët në disa rrugë të Tiranës, dyqanet apo magazinat e të cilëve ndodhen nën nivelin e lumit Lanë. Kjo ka sjellë përmbytjen e ambienteve të tyre private, si dhe dëmtimin e mallrave të vendosura në to.
Kolektorët
Drejtuesi i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Arben Seferi, lidhur me këtë përmbytje dhe dëmet e shkaktuara prej saj shprehet se kjo situatë është krijuar nga puna me kapacitet minimal e kolektorëve. "Problem janë kolektorët e shkarkimit të ujërave, të cilët punojnë me kapacitet minimal. Kemi bërë disa kërkesa në Ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve, por deri tani nuk është bërë asgjë", shprehet Seferi. Ai ka pohuar se kanalizimet kanë qenë të hapura dhe të gjithë punonjësit e të tre ndërmarrjeve të bashkisë kanë dalë menjëherë në terren për të bërë gjithçka që mundeshin, por sërish Lana ka qenë e tejmbushur dhe po kështu edhe kolektorët.
Energjia
Stuhia e mesditës së djeshme, përveç bllokimit të rrugëve, përmbytjeve dhe dëmeve materiale në shumë zona të kryeqytetit, ka shkaktuar edhe një seri problemesh me rrjetin e energjisë elektrike.
Shumë qytetarë të shqetësuar i janë drejtuar ndërmarrjes së elektrikut për të njoftuar mungesën e energjisë elektrike. Ndërkohë që përgjigjja e punonjësve të ndërmarrjes së elektrikut për Tiranën ka qenë standarde: Ka pasur defekte, po nisim grupet e punës. Një seri defektesh në linjat e shpërndarjes së transmetimit të energjisë, por edhe në kabinat elektrike, erdhën si pasojë e stuhisë së fortë, por edhe prej rrufeve të ditës së parë të atij që konsiderohet si muaji më i nxehtë i verës.
Nga ana tjetër, rrufetë e kësaj stuhie 30-minutëshe nuk kanë kursyer as pajisje elektronike apo elektroshtëpiake, të cilat nuk kanë mundur që t‘u rezistojnë goditjeve të tensionit. Raportime të tilla nuk janë të pakta. Ndërkohë që qytetarëve nuk u mbetet tjetër veçse të mendojnë se si të kursejnë për të mbuluar dëmet e ditës së djeshme. A.Rr.
Trafiku
Makinat lundrojnë në rrugë
Tejet e vështirë ka qenë mesdita e djeshme edhe për drejtuesit e automjeteve, të cilët e kanë pasur të vështirë të manovrojnë në rrugë. Kjo për shkak të çmendurisë verore të motit dhe reshjeve të furishme që janë përplasur mbi ta. Ndërkohë që shpejtësia e ulur në kufijtë minimalë në drejtimin e mjeteve ka bërë që rrugët të tejmbushjen jo vetëm me shi dhe breshër, por edhe me makina, radhët e të cilave janë zgjatur për një kohë të gjatë pa mundur të qarkullojnë normalisht. Kryeqyteti shqiptar, i cili njihet për vështirësitë e tij në trafikun e rënduar, që tashmë janë shndërruar në një fenomen thuajse normal, gjatë mesditës së djeshme ka përjetuar një trafik të shumëfishuar. Shumë rrugë janë bllokuar, disa edhe për shkak të rrëzimit të pemëve në rrugë nga era e fortë. Ndërkohë që, edhe pas përfundimit të stuhisë dhe reshjeve të furishme, janë dashur disa orë që qarkullimi i automjeteve në rrugë t‘i kthehej normalitetit.