E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zv/presidenti i BB viziton Shqipërinë

Zëvendës Presidenti i ri i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore fillon sot vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri që do të zgjasë deri më 16 janar. Qëllimi kryesor i vizitës do të jetë fillimi i diskutimeve dhe konsultimeve për Strategjinë e Partneritetit me Shqipërinë për 3-4 vitet  e ardhshme.  Strategjia përcakton se si Banka Botërore do të bashkëpunojë me Shqipërinë në mbështetje të prioriteteve të zhvillimit të vendit. Gjatë vizitës së tij 4-ditore në

Shqipëri, z. Le Houérou do të takohet me Presidentin, Sh.T. z.Bamir Topi, Kryeministrin Sh.T. z. Sali Berisha, antëtarë të kabinetit, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë z. Ardian Fullani, liderin e opozitës z. Edi Rama dhe përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat dhe komunitetit ndërkombëtar.  Gjithashtu, ai do të vizitojë disa projekte të financuara nga Banka Botërore. Banka Bitërore gjatë vitit që sapo lamë pas financoi disa projekte, ku një nga më të rëndësishmit ishte fondi prej 11.2 milionë dollarësh që ju akordua Ministrisë së Bujqesisë, e cila synon rritjen e të ardhurave rurale nëpërmjet zhvillimit të tregjeve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›