E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëkundje tërmeti në disa zona të vendit. Epiqendra në Ulqin



TIRANË- Lëkundje tërmeti me një intensitet prej 5 ballësh të shkallës Rihter janë regjistruar dje pasdite nga Instituti Sizmologjik. Tërmeti u ndie në disa zona të vendit rreth orës 15:40 të pasdites së sotme. Lëkundjet janë ndjerë në qytetin e Durrësit, Tiranës, Shkodrës si dhe në qytetin e Rrëshenit ku janë shënuar dy të tilla. Instituti i Sizmologjisë bëri me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë deti Adriatik, 14 km larg Ulqinit. Si pasojë e këtyre lëkundjeve zona e Ulqinit ka mbetur pa energji elektrike. Tërmeti ka qenë me intensitet prej 5 ballësh i shkallës Rihter. Ndërkohë nga ky tërmet nuk janë shënuar dëme materiale dhe të lënduar në njerëz.

Kartat, mungesa e energjisë lë në radhë emigrantët

GJIROKASTËR - Probleme në aplikimin për letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike në Dropullin e Poshtëm. Mësohet se ka pasur probleme në aplikim për shkak të mungesës së herëpashershme të energjisë elektrike, ku për disa ditë me radhë ndërprerjet kanë krijuar anomali të procesit për të gjithë aplikuesit. Veçanërisht emigrantët shqiptarë, të cilët dynden në radhë të gjata për t’u pajisur me mjetin e identifikimit. Sipas të dhënave nga zyra e aplikimit, mësohet se kërkesat gjatë ditës janë të shumta dhe arrijnë deri në 80, ndërsa fluksi i emigrantëve dhe koha e shkurtër që kanë në dispozicion ata për të qëndruar në Shqipëri duket se ka shtuar shqetësimin e tyre në procesin e aplikimit. Gjatë ditës së djeshme, puna në komunën e Dropullit të Poshtëm u ndërpre për shkak të mungesës së energjisë elektrike, ndërsa në pritje kanë qenë me dhjetëra qytetarë pjesa më e madhe e të cilëve janë emigrantë. Këtij shqetësimi të qytetarëve u shtohet dhe vështirësia në përballimin e këtij fluksi për shkak të vënies në funksion vetëm të një kompjuteri, çka e kthen në një makth të vërtet procesin veçanërisht për emigrantët.

22 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›