E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lënda drusore, sanksione kush shkel ligjin



Gjoba dhe penalizime të tjera për të gjitha subjektet që merren me përpunimin e lëndës drusore në kundravajtje me ligjin. Këtë bën me dije Ministria e Mjedisit. Aksioni i kontrollit nisi dje me Tiranën, për të vazhduar në të gjithë vendin. “Sot është një kontroll në rrethin e Tiranës, për të vazhduar më tej me qytetet e tjera. Janë gjithsej rreth 15 subjekte që do të kontrollohen, për gjithë lëndën drusore, dhe ajo që shitet për dru zjarri dhe ajo që përpunohet për të dalë në treg”, tha Alfred Deshati, drejtor i Kontrollit Mjedisor. Ai garantoi se strukturat e kontrollit pranë Ministrisë së Mjedisit, janë shumë të vendosura për të zbatuar ligjin dhe nuk do të lejojnë shkelje të tij. Abuzimet, qoftë me mbledhjen e lëndëve drusore, qoftë me përpunimin e saj janë vërejtur shpesh në Tiranë dhe rrethe. Madje jo të pakta janë rastet kur masivë pyjesh janë prerë në mënyrë të abuzive, duke shkaktuar dëme të mëdha e me pasoja të pashlyeshme në mjedis.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›