E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis ndërtimi i kompleksit ortodoks



GJIROKASTER - Gjirokastra do të ketë kompleksin e parë multifunksional ortodoks, i planifikuar për t'u ndërtuar që në vitet '60. Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, u është drejtuar besimtarëve të shumtë ortodoksë gjirokastritë se kisha është një qendër pajtimi, shprese dhe vëllazërimi. Sipas arkitektëve të kësaj vepre të besimit ortodoks, kisha e re do të ketë një sipërfaqe prej 5 ha dhe me kapacitet prej 500 vendesh. Ngritja e kompleksit multifunksional ortodoks në Gjirokastër vjen pas një periudhe gati gjysmë shekulli. Themelet e para të saj janë hedhur në vitet '60, por Qeveria e Enver Hoxhës e shkatërroi. Pas ndryshimeve demokratike, trualli ku do të ndërtohet objekti në fjalë, përballë ish-stadiumit të vjetër të qytetit, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, nuk u zaptua ashtu si vendet e tjera në qytet duke mbajtur të gjallë destinacionin e mëparshëm, atë të lulishtes publike. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›