E Diel, 1 Nëntor 2026

Leo Mesi, në fushë kundër Interit dhe Real Madridit

Sulmuesi argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi, sipas gjasave do të jetë në fushë të martën kundër Interit, në Ligën e Kampioneve. Lajmi është konfirmuar nga klubi katalan, pas vizitave mjekësore të 22-vjeçarit, për dëmtimin muskulor në kofshën e majtë. Edhe pse u zëvendësua në minutën e 75-të të takimit, ku skuadra e Guardiolës barazoi 1-1 me Atletik Bilbaon, burime zyrtare të "blaugrana"-ve theksuan se "nuk përjashtohet aktivizimi i sulmuesit për sfidën e mesjavës kundër zikaltërve". Stafi mjekësor po vëzhgon me kujdes situatën e yllit argjentinas, edhe pse kjo shihet si një javë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë në këtë sezon: pas përballjes në Champions me Interin, të dielën Barça do të luajë në kampionat me Realin e Madridit. Rikuperimi i Mesit për këto dy sfida të mëdha është mjaft i rëndësishëm, edhe sepse Ibrahimoviç vazhdon të jetë në dyshim për të luajtur, ndërsa Erik Abidal dhe Jaja Ture janë prekur nga "gripi i derrit". Simptoma të ngjashme me këta lojtarë ka paraqitur edhe Rafael Markez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›