E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man.UTD, kontratë "faraonike" për Runin

Mançester Junajtid është gati t‘i ofrojë Uejn Runit një kontratë "faraonike", për të evituar largimin e sulmuesit. I trembur nga interesimi i Barcelonës, Sër Aleks Ferguson është i gatshëm të përmirësojë dukshëm rrogën e yllit 24-vjeçar të Anglisë. Tabloidi "News of the World" theksonte se sipas marrëveshjes së re, sulmuesi do të përfitojë 170 mijë sterlina në javë, ndërsa në total rroga kap shifrën e rreth 10 milionë eurove në sezon. Kjo rrogë është më e lartë se ajo e Kristiano Ronaldos te Reali dhe më e lartë se e çdo futbollisti tjetër në Premiership.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›