Leonard Bilali, konflikt në Tiranë një ditë pas kthimit nga Italia Vrasja e ish-mundësit të “Dinamos”, për hakmarrje
Identifikohet autori i vrasjes së ish-mundësit të ekipit të “Dinamos”, Leonard Bilali, i ekzekutuar me katër plumba pistolete dy ditë më parë tek rruga “Irfan Tonini” në Tiranë.
Në një deklaratë për shtyp, policia e Tiranës tha dje se ka identidfikuar autorin e vrasjes së 27-vjeçarit dhe ka bërë shpalljen e tij në kërkim, pasi ai është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas krimit. Nga policia mësohet se vrasësi ka qenë person i njohur në zonën ku ndodhi ngjarja, pasi identifikimi i tij është bërë nga të dhënat e marra prej dëshmitarëve të shoqëruar në polici menjëherë pas vrasjes. Ndryshe nga versioni paraprak i ngjarjes, që bënte fjalë për një sherr të momentit, policia tha dje se vrasësi e ka ruajtur ish-mundësin e ekipit “Dinamo” në të gjithë lëvizjet e tij, të paktën një orë para krimit. Leonard Bilali, i kthyer pak javë më parë nga Italia ku qëndronte si emigrant, është qëlluar nga pas me katër plumba pistolete kur po afrohej të hynte në një market të zonës, ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Vrasja për hakmarrje
Policia e kryeqytetit ka pohuar dje se ish-sportisti është vrarë për hakmarrje, megjithëse ngjarja pritet të sqarohet plotësisht në ditët e ardhshme kur policia shpreson të arrestojë edhe autorin e identifikuar të ngjarjes. Sipas burimeve policore, mësohet se viktima Leonard Bilali, ka pasur konflikt fizik me një person vetëm një ditë pasi ishte kthyer nga Italia në muajin korrik 2010. Ky incident është njëri nga episodet e lidhura me hakmarrjen që po hetohet si shkak i mundshëm i vrasjes. Në të njëjtën pistë, policia është duke hetuar edhe disa probleme të vëllait të viktimës, ish-efektiv policie. Arben Bilali, ish-oficer i Forcave të Rendit, u qëllua me pistoletë në ditët e para të muajit maj të këtij viti, kur ndodhej në një bar tek ish-stadiumi “Dinamo”. Ai i shpëtoi atentatit pasi mori mjekim në spital pas dy plagëve të marra në lokal nga të shtënat me pistoletë. Ish-polici, në shenjestër të këtij atentati ishte përfolur për një vrasje të ndodhur vite më parë edhe pse zyrtarisht nuk ishte pandehur asnjëherë për këtë krim. Policia ka dyshime se pas dështimit të atentatit ndaj tij, në lidhje me këtë ngjarje të vjetër mund të jetë ekzekutuar vëllai i ish-oficerit.
Viktima
Leonard Bilali, 27 vjeç, ishte kthyer nga Italia ku kishte qëndruar si emigrant në mesin e muajit korrik. Gjatë kësaj kohe, afërsisht një muaj, ai ka qëndruar në vilën e familjes së tij në zonën e Selitës, ndërkohë që sipas fqinjve shihej darkave nëpër lokalet që ndodhen në zonën e quajtur stacioni i parafundit i Tiranës së Re. Edhe mbrëmjen e së martës ai ndodhej thuajse në të njëjtin vend ku kalonte shpeshherë. Sapo është gjendur në trotuarin para një marketi, për të dalë në shesh, ai është përballur me ekzekutorin, i cili e ka qëlluar fillimisht në bark dhe më pas në trup e kokë, me katër plumba pistolete “Makiarov”. Brenda pak çastesh autori është zhdukur, ndërsa shokët e Bilalit e kanë futur viktimën në makinë dhe e kanë nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak, me qëllimin për t’i shpëtuar jetën. Dëshmitarët e shumtë, të cilët kanë njohur ekzekutorin pohuan se kishin dëgjuar krismat e mbytura si fishekzjarre, ndërsa kishin kuptuar se bëhej fjalë për një vrasje vetëm në momentin kur 27 vjeçari Bilali, ish-mundës i ekipit “Dinamo”, ishte shtrirë përtokë.