E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Kriza në Shqipëri është në kampin e majtë, quhet Edi Rama

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka akuzuar kreun e opozitës Edi Rama, që sipas tij vota e të majtës do të kthente korrupsionin. Në takimet me banorë të zonës së Golemit dhe Synejt, Kavajë kreu i grupit parlamentar demokrat kërkoi besimin për një mandat të dytë qeverisës, pasi vota për opozitën do ta kthente vendin në model të korrupsionit dhe monopoleve. Sipas tij, këto fenomene vazhdojnë të karakterizojnë socialistët dhe kryetarin e tyre Edi Rama. Kjo opozitë është opozita e lejeve të ndërtimit, e korrupsionit të fasadave dhe vota për ta do të ishte votë për të kthyer korrupsionin, ka vijuar Patozi në ndalesën e tij në Kavajë, ku ka shtuar se kriza e vetme në Shqipëri është në kampin e majtë dhe kjo krizë quhet Edi Rama. Sipas tij komunat e Golemit dhe Synejt janë fytyra e vërtetë e ndryshimit të premtuar dhe realizuar nga qeverisja e djathtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›