E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve

Presidenti Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi dërguar Arqipeshkvit metropolit të Tiranës e Durrësit dhe Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore, imzot Rrok Mirdita, ka përcjell urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve katolikë shqiptarë kudo që ndodhen, në ditën e festës së Pashkëve Katolike. Në ditën e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, vlerësohet shpresa që vjen pas sakrificës sublime, por edhe besimi në rikthimin e gjithsecilit tek vlerat shpirtërore, si një pasuri që duhet trashëguar brez pas brezi, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit. Ndër të tjera, në këtë mesazh urimi, presidenti veçon faktin se pashkët këtë vit vijnë me një gëzim të veçantë për të gjithë shqiptarët, me garancinë për të ardhmen e atdheut. Duke iu drejtuar të gjithë besimtarëve katolikë shqiptarë, presidenti Topi ka veçuar se në këtë atmosferë feste, të forcohet akoma më tej harmoninë me njëri-tjetrin, e veçanërisht për personat më në nevojë, e të punohet për një të ardhme sa më të begatë për Shqipërinë e shqiptarët kudo që ndodhen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›