E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI premton më tepër ambiente sportive

Në moton Rinia në Veprim, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka qenë dje i pranishëm në ambientet e Klubit Sportiv Partizani, ku ka zhvilluar një ndeshje futbolli me të rinjtë e LRI-së. Duke marr shkas nga ky aktivitet rinor Lideri i LSI-së gjeti mundësinë për ti bërë apel të rinjve për tu marr me veprimtari sportive, si dhe iu premtoi të rinjve se pas  fitores më 28 qershor do të angazhohet për të krijuar  sa më shumë ambiente sportive për çdo të ri dhe te re që dëshiron të merret me sport.
Në këtë kuadër Meta u shpreh se ne jemi sot këtu në ambientet e klubit të njohur Partizani, pikërisht për të qenë pjesë e një aktiviteti sportive e vajzave dhe djemve të Lëvizjes Rinore për Integrim, për tu takuar edhe me ekipe zinxhirë me fëmijët, të cilët kërkojnë ti shpenzojnë energjitë e tyre, duke zhvilluar talentin dhe pasionin e tyre, futbollin. Ndaj tha ai, me këtë rast dua të siguroj të gjithë të rinjtë dhe fëmijët e Shqipërisë se LSI do të ndalë shkatërrimin e klubeve dhe ambienteve sportive në të gjithë vendin. Sipas Metës, LSI është e vendosur të kapë prioritet shumë të rëndësishëm zhvillimit të sportit duke nisur me mbrojtjen e terreneve aktuale sportive, me investimin për të krijuar shumë terrene të tjera sportive, si pranë shkollave 9-vjeçare, të Mesme apo Universiteteve, ashtu edhe nëpër lagje dhe në zona të ndryshme të qyteteve tona, pasi është e rëndësishme që rininë tonë ta majmë sa më larg, tymit të duhanit, sa më larg drogës, sa më larg një jete pasive dhe monotone. Që energjitë e saj ajo ti zhvillojë, së bashku me talentin e saj. Padyshim që sporti është një aktivitet që i shkon më për shtat se kujtdo tjetër në radhë të parë rinisë dhe fëmijëve. Me këtë rast dua të siguroj gjithë të rinjtë, gjithë fëmijët, por dhe prindërit e tyre që LSI do bëjë gjithçka për të rikthyer sa më pranë mundësive, atë traditë të shkëlqyer që ka qenë në të kaluarën të shkollave sportive. Të cilat kanë patur atë traditë të shkëlqyer të ekipeve sportive pranë shkollave të ndryshme të cilat kanë qenë një bazë shumë e mirë për ekipet zinxhirë dhe për ekipet profesioniste, u shpreh Meta. Ai shprehu bindjen se LSI do të mbështesë dhe do të financojë përmes buxhetit të shtetit, aktivitete midis shkollave, midis ekipeve të ndryshme sportive, të shkollave 9-vjeçare, të shkollave të Mesme, të Universiteteve dhe do të nxisim marrëveshje me klubet profesioniste jo vetëm me futboll por edhe në volejboll, në basketboll dhe gjithë sportet e tjera, në mënyrë që talentet, të cilat do të zhvillohen dhe do të zbulohen  pranë Universiteteve, të integrohen në ekipet profesioniste. Në përfundim Meta shtoi se kjo është rruga më e mirë edhe për të rritur aktivitetin e pjesëmarrjes së rinisë në sport, që është shumë e rëndësishme për shëndetin  e rinisë, por edhe për të forcuar karakterin e saj njëkohësisht edhe për të rritur cilësinë sportive. Besoj se do bëj shumë gjëra të mira për të zhvilluar sportin dhe për ta mbajtur rininë të lidhur me sportin sepse është Koha për Veprim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›