E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Edhe pse statuti që propozova unë më thotë ik, unë nuk largohem

Edi Rama ka pranuar më në fund se Partia Socialiste është humbëse e këtyre zgjedhjeve dhe se ai është një kryetar në detyrë i kësaj forcë politike. Në këtë interviste kreu i PS-së shprehet se ishte pikërisht ai që e ka futur në statut nenin sipas të cilit nëse PS humb zgjedhjet atëherë kryetarit i ndërpritet mandadi duke quar më pas në dorëhqjen e tij nga posti.  “Dua ta theksoj shumë qartë. Unë kam propozuar vendosjen në statutin e PS-së të nenit që i nderpret mandatin kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve dhe që i imponon dorëheqjen e kreut të partisë. Mandati im është ndërprerë dhe une jam një kryetar në detyrë dhe një kandidat për të udhëhequr PS-në për 4 vitet e ardhshme“, është shprehur Edi Rama. Por ai nuk deklaron sepse është kundër kësaj. Pas dhënies së dorëheqjes çfarë morili mbetet për të rikandiduar. Rama nuk thotë më tej se cili është kuptimi i kandidimit të tij? E ndërkohë e gjithë kjo nuk është gjë tjetër veçse një sfidë që ai i bën statutit. Nëse atij i jepet mundësia për të kandiduar atëherë pse duhet të jetë neni ai i cili ia ndërpret mandatin atij. 

Nëse Edi Rama është i sigurtë, ashtu sikurse ai e thotë edhe vete, se baza e partisë e mbështet ai nuk ka nevojë fare të rikandidojë sepse në kongres baza e PS mund të kërkojë Ramën për kryetar edhe nëse ai nuk është në kandidim. Rama prej ditësh është duke u munduar tu mbushë mendjen socialistëve se shqiptarët nuk kanë votuar kundër tij. Dhe kjo është e vërtetë përderisa në fletën e votimit nuk shkruhej pyetja “Kundër cilit prej këtyre kandidatëve votoni”. Në të vërtetë akush nuk mund të thotë se qytetarët kanë votuar kundër Partisë Socialiste, por shqiptarët në shumicë dhe me një rezultat të thellë kanë votuar pro qeverisjes së djathtë. Ramën nuk e kanë votuar fare sepse ai nuk ishte në listë, ndërsa PS-në e kanë votuar, por jo për ta nxjerrë fituese. Askush nuk ka thënë se në Shqipëri nuk ka socialistë, dhe Rama nuk ka pse të ngrejë një alibi të tillë. Mos vallë Rama po pret që shqiptarët t,i shkojnë tek dera e selisë e ti thonë “Ore zotëri. E di çke, ik nga kjo zyrë e zgjidh një gjë tjetër në jetë për të bërë...”. Me sa duket Rama këtë është duke pritur. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›