Leonardo: Ronaldinjo? Ai është perla e Berluskonit
Pankina e parë e tij si trajner i Serisë A po e pret, por Leonardo shpalos qetësinë që e karakterizon gjithnjë. Pretendon nga të tijtë përqendrim për ndeshjen kundër Sienës. E di se po t‘ia nisin me ndonjë fitore, mund të heqë goxha presion nga shpatullat e Milanit të tij. "Jemi në gjendje t‘ia fillojmë për së mbari. Do të ishte e rëndësishme për t‘i dhënë mbi të gjitha një sinjal vetes".
Duhet një start i mirë - Trajneri kuqezi kërkon me çdo kusht të çojë në shtëpi tri pikët. "T‘ia nisësh mirë, nuk është vendimtare, por është thelbësore. Duhet të lemë që në fillim gjurmën e duhur në këtë sezon. Nuk e prisja një muaj kaq të lodhshëm. Sot ndihem shumë më i fortë, akoma më brenda skuadrës. Kam kuptuar shumë gjëra dhe të jem trajner po më pëlqen gjithnjë e më shumë, edhe për faktin se gjej te lojtarët një përgjigje të vazhdueshme që më shtyn të eci përpara".
Leo largohet duke dribluar - Tamam si në kohët kur vraponte akoma mbi fushat e lojës, braziliani driblon pyetjet mbi polemikën Murinjo-Lipi. "Me gjithë këto probleme që presin zgjidhje nga unë... Gjithçka që di është ajo që transmetohet, nuk kam ndërmend të shtoj edhe opinionin tim". Leonardo i ka idetë e qarta për sa u përket objektivave të Djajve. "Nisemi me dëshirën për fitore. Jemi të ndërgjegjshëm që jemi Milani. Kam në dispozicion një grup të rëndësishëm lojtarësh. Sigurisht që Interi niset nga baza e kompozuar prej fitoreve të viteve të fundit dhe me bujë të madhe, ndaj është edhe favorite. Por edhe Juventus e ka marrë veten dhe kërkon të fitojë".
Dinjo është "perla" e Berluskonit - Trajneri e mbyll duke folur mbi marrëdhënien e tij me padronin Silvio Berluskoni. "Presidenti është i karikuar pozitivisht në këtë fillim kampionati, me të ndihem rehat. Do që Ronaldinjo të jetë në fushë? Ai di se ka një perlë dhe dëshiron ta shohë në maksimumin e shkëlqimit. Dhe unë do të bëj ç‘është e mundur që kjo të realizohet. Gjatë stërvitjes së djeshme bëri dy lëvizje të mrekullueshme dhe nëse ai bën ato që vetëm ai i di, do të na çojë vërtet larg".