E Diel, 1 Nëntor 2026

“Lëri leksionet me fermerët për domaten e kastravecin, rregullo sheshin ‘Skëndërbej’”

Kreu i LSI-së, denoncon nga Lushnja abuzimet e kryebashkiakut të Tiranës

TIRANE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka ironizuar që nga Lushnja turin e kryesocialistit Edi Rama Dialog me Shqipërinë dhe recetat që ai u jep fermërve për zhvillimin e bujqësisë. “Mikut tim Rama do t'i thosha, se përpara se të vish e tu tregosh lushnjarëve se si mbillet kastraveci dhe domatja, rregulloje atë Sheshin ‘Skëndërbej” që është  për faqe të zeze, që për 9 vjet si Kryetar Bashkie nuk e ke rregulluar. Sepse po të bësh qoftë dhe pesë xhiro në këtë shesh, duhet ta çosh makinën në servis”, deklaroi dje Meta gjatë një takimi që zhvilloi në teatrin “Vaçe Zela” të këtij qyteti me anëtarë e simpatizantë të LSI-së si dhe inetelektualë të këtij qyteti.
Meta theksoi më tej gjatë fjalës së tij fermeri në ditët e sotme ndeshet me shumë vështirësi gjatë procesit të kryerjes së punëve në bujqësi që në të shumtën e rasteve prodhimi i mbetet pa u shitur. Në stinën e dmirit ata pësojnë humbje për shkak të kushteve klimaterike të motit.
“Bujqësia është sektori më i diskriminuar në buxhetin e shtetit. Bujqësia është një nga sektorët që kontribuon më shumë në GDP, por është përfituesja më e vogël nga buxheti i shtetit. Sepse tokat në Myzeqe po dalin jashtë përdorimit, dhe nuk janë më një  mjet pune, sepse mungon investimi për vaditjen, për kullimin, sepse nuk ka asnjë politikë e cila të inkurajojë rritjen e prodhimit vendas, sepse edhe politika subvencionuese atje ku bëhen, janë jo vetëm joprofesionale, por janë klienteliste, partiake dhe korruptive. Ndaj ne angazhohemi për të bërë një ndryshim radikal përsa i takon zhvillimit të bujqësisë
dhe  sigurisë në vend”, deklaroi midis të tjerave Ilir Meta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›