E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leshanaku në ‘Poetry Parnasus’

Poetja shqiptare, Luljeta Lleshanaku, do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të madh të poezisë të mbajtur ndonjëherë, që në fund të muajit qershor, do të mbahet në Londër.

Në mesin e 204 poetëve nga e gjithë bota, me moshë prej 24 deri më 83 vjeç, Lleshanaku do të flas për Shqipërinë e sotme e të djeshme, dhe jo vetëm nëpërmjet vargjeve.

"Do të jetë ky një tip manifestimi festiv, ku do të vijnë të gjitha tendencat e poezisë në gjithë botën.

Në të njëjtën kohë edhe mënyrat e performimit të poezisë në gjithë botën", tha poetja Lleshanaku për televizionin AS.

Ndryshe, ‘Poetry Parnasus’ do të jetë njëlloj bashkimi i botës nëpërmes letërsisë elitare. Poetët do të jenë pjesë e leximeve, punëtorive dhe diskutimeve për çështje të ndryshme që e shqetësojnë poezinë e sotme.

Në festivalin e poezisë në Londër do të marrin pjesë shumë nobelistë dhe emra të mëdhenj të poezisë, si Seamus Heaney, Wole Soyinka, Kay Ryan...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›