Ndryshimi i emrit të universitetit
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Fatos Beja në daljen e tij të parë publike si ministër u angazhua para mediave se do të garantojë transparencën e veprimtarisë së MASH, gjatë gjithë periudhës që do të jetë ministër i saj. Lidhur me ndryshimin e emrit të universitetit të Vlorës, që është në qendër të vëmendjes së opinionit publik sot, z. Beja deklaroi se: “Ligji i Arsimit të Lartë garanton autonominë e universiteteve dhe funksionimin e tyre mbi bazën e statutit dhe të rregulloreve të tyre. Deri më sot, në MASH nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga universiteti i Vlorës. Por mund t ju them që edhe nëse vjen, nuk do ta kalojmë si Vendim të Këshillit të Ministrave. Sigurisht, çështja e emrave është shumë komplekse dhe nuk lidhet vetëm me universitetet. Është një çështje që është shumë normale të diskutohet, do të jetë pjesë e një debati publik, dhe opinioni publik do të shprehet,” argumentoi ministri Beja. Gjithashtu ministri veçoi se vetë nxënësit dhe studentët parauniversitarë të angazhohen, për të tërhequr në kohë tekstet e shkollës pasi ka filluar shpërndarja në libraritë.
Ky lajm është publikuar: 31/07/2008