Krerët e partive të vogla përballen në debat televiziv
Përfaqësuesit e 6 partive të vogla kanë qenë pjesë e një debati televiziv me temën zgjedhjet përtej PD-PS. Kreu i PSD Gjinushi u shpreh se partitë e vogla do të marrin 35 mandate në parlament. Ai shtoi gjithashtu se e majta do të fitojë zgjedhjet sepse shqiptarët e kanë kuptuar talljen e Berishës për pronat, ka luftuar me luftën kundër korrupsionit dhe mbizotëron anti-ligji në Partinë Demokratike.
Sipas Skënder Gjinushit koalicioni me partitë e mëdha ka qenë i detyrueshëm sipas sistemit, por çdo parti do të tregojë mandatet e saj. Gara është mes grupimeve sepse votat që marrin partitë mblidhen dhe rrjedhimisht jepet kush është fituesi theksoi Gjinushi. Ndërsa për Leonard Solis koalicioni është i imponuar për shkak të sistemit duke shënuar një kosto shumë të lartë nëse do të dalë i vetëm. Ndërsa kreu i PSV91, Petro Koçi u shpreh se e majta do ti marrë mandatet për të qeverisur vendin por se ai nuk preferon Ramën si kryeministër sepse është një individ që kërkon një përqendrim pushteti në duart e tij. Sipas Petro Koçit koalicionet luftojnë për pjesën e tyre të pëlqimit elektoral, por me këtë sistem fushata ndryshon sepse lojtarët në fushën e lojës janë më pak. Ndërsa Arjan Madhi u shpreh se partitë e vogla kanë marrë një rol protagonist në fushatën zgjedhore. "Partitë e mëdha kanë bërë një efekt psikologjik tek elektorati duke shtuar se ato duke ndjekur një taktikë mediatike anashkalojnë takimet me elektorati gjë që mund të administrohet nga partitë e vogla", theksoi Madhi. Kreu i PAD-së Neritan Ceka u shpreh se partitë e mëdha po ndjekin metoda për të imponuar votuesin. Ai gjithashtu shtoi se motivi i bashkimit të kësaj force politike më PD-së është sepse mendon se do të jenë pjesë e qeverisë në të gjitha nivelet. Ndërsa Gilman Bakalli u shpreh se vetëm 2 koalicionet mund të bëjnë fushatë përtej PD dhe PS sepse partitë e tjera do të jenë nën ombrellën e partive të mëdha. Sipas tij kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë as Berisha e as Rama, por një politikan i një partie të vogël. Ai shtoi gjithashtu se Gërdeci do të ketë një kosto për PD-në në zgjedhjet e qershorit duke shtuar se Poli i Lirisë do të luajë rolin e kolektivit brenda Partisë Demokratike. Arjan Madhi u shpreh se nëse çështja e pronave nuk merr zgjidhje Partia Republikane nuk do të lidh një marrëveshje për pjesëmarrje në qeverinë e ardhshme. Ai gjithashtu theksoi se ky sistem zgjedhor është më i keqi sepse do të formojë një deformim të madh duke shtuar se ky sistem nuk mund të jetë i pëlqyeshëm.