E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi: Do të jem zëri juaj në Parlament



Nga qyteti i Rrëshenit të Mirditës, kryetari i Lidhjes Demokristiane Shqiptare, Nikollë Lesi, kërkoi votat e elektoratit, duke votuar numrin tre në fletën e votimit, ku është emri i tij dhe i LDK-së. Lesi synon të jetë një prej shtatë deputetëve të qarkut të Lezhës. Lesi u prit nga qindra mirditorë, me të cilët ai zhvilloi një bisedë në formën e pyetje-përgjigjeve, duke e ingranuar krejt sallën në debat, çka solli vlerësimin e punës së tij si deputet. Pyetjes së përse i dhuroi PDK-në Nard Ndokës, ai u përgjigj se "mendova që të forcoheshim, duke pasur unë dy deputetë dhe ai katër, e për të zgjeruar forcën demokristiane, por rezultoi një pabesi nga ana e Ndokës, pasi sapo mori partinë, më përjashtoi mua nga partia që i dhurova". Ndërsa në fund, Lesi kërkoi votat, pasi sipas tij, "e kam për nder të përfaqësoj në Parlament zgjuarsinë e mirditorit, zjarrin luftarak të Kurbinit, trimërinë dhe fisnikërinë e malësorëve, kulturën qindravjeçare të lezhjanëve dhe shpirtin paqedashës e punëtor të zadrimorëve".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›