E Diel, 1 Nëntor 2026

PLL premton zgjidhjen e çështjes së pronës

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu, premtoi dje nga qyteti i Durrësit se PLL ka në programin e saj zgjidhjen e problemit të pronësisë në vend. “PLL zotohet që brenda një mandati qeverisës t'i japë zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje, duke ua kthyer apo kompensuar me vlerën e tregut të gjithë pronarëve të ligjshëm që deri më sot nuk kanë mundur të zotërojnë pronën e tyre”, - premtoi Spahiu. Kryetari Spahiu e konsideroi çështjen e pronave si prioritet të programit elektoral të PLL-së. Ai më pas prezantoi në Durrës 14 kandidatët e listës shumëemërore të kësaj partie për këtë qark, të cilët do të konkurrojnë në zgjedhjet e 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›