Lesi: Kandidat për deputet në Lezhë
Kryetari i Lëvizjes Demokristiane, Nikollë Lesi, është i pari ndër radhët e politikanëve shqiptarë që është i qartë në lidhje me pozicionimin e tij në zgjedhjet e 2009-ës. Kreu i LDK-së theksoi dje se do të kandidojë për deputet në qytetin e Lezhës. "Do të kandidoj në Lezhë për siglën e LDK-së", theksoi deputeti Lesi. Në kohën kur të gjithë deputetët janë mes dilemës së të ardhmes së tyre në politikë, deputeti Lesi, pasi i ka bërë llogaritë, ka zgjedhur edhe zonën e influencës së tij, tek e cila do të kërkojë votat maksimale për t‘u zgjedhur sërish në Parlament. Vështirësia e vetme në këtë proces është se këtë herë zgjedhësit nuk do të votojnë për kandidatët, por për partinë që ata përfaqësojnë.