Zogaj përplaset me PD-në e Lezhës
Deputeti i PD-së, Preç Zogaj, është konfrontuar dje në Lezhë me drejtuesit e pushtetit lokal. Në takimin që drejtues të pushtetit lokal në Lezhë organizonin, ishte i pranishëm edhe deputeti i zonës, Preç Zogaj. Drejtuesit kanë nisur sherrin me deputetin Zogaj, duke e akuzuar këtë të fundit se po tejkalon kompetencat. Nga ana tjetër, deputeti demokrat ka theksuar se "OSSH-ja e Lezhës është një fole korrupsioni". PD-ja e Lezhës, nga ana tjetër, ka kërkuar që deputeti Zogaj të heqë dorë nga ndërhyrjet. Në replikat dhe akuzat që drejtuesit e pushtetit lokal në Lezhë kanë bërë në adresë të deputetit Zogaj, PD-ja e Lezhës i ka bërë akuza Zogajt për klientelizëm.