E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi: Më votoni mua në fletën e votimit



Nikollë Lesi detyrohet të sqarojë elektoratin se duhet të votojnë emrin e tij në fletën e votimit dhe jo atë të kryetarit të PDK-së, Ndoka. Nga Gjadri i komunës së Dajçit në Lezhë, Nikollë Lesi, kryetari i LDK-së, deklaroi: "Demokristianët e vërtetë janë në partinë e re, që quhet Lidhja Demokristiane, dhe nuk kanë asnjë lidhje me PDK-në e Nard Ndokës". Lesi me frikën se elektorati mund të ngatërrojë të dy këto parti ditën e votimit, bëri diferencimin mes dy subjekteve politike dhe kërkoi votat për LDK-në. "Ne jemi në koalicion me Kryeministrin Berisha dhe se çdo votë për LDK-në e drejtuar nga unë, është votë që nuk del nga e djathta në fund të fundit, prandaj na votoni ne dhe emrin tim në fletën e votimit", - tha z. Lesi. Ai foli për një investim që ka sjellë në Gjadër të Lezhës, një rrugë e cila po shtrohet falë interesimit të tij si deputet dhe se do të vazhdojë të jetë zëri i njerëzve të thjeshtë në Parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›