Starova: “Aleanca e ndryshimit”, bashkim vlerash
PBLD-ja do të konkurrojë me 100 kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, të cilët i prezantoi dje kryetari Arian Starova në hotelin "Monark" në kryeqytet, listën e kandidatëve për deputetë të PBLD-së për të 12 qarqet e vendit, ku spikasnin figura akademike, të jurisprudencës, artit e kulturës. Në qarkun e Tiranës, të Kukësit dhe të Gjirokastrës listën shumemërore të PBLD-së e kryeson kryetari i kësaj partie, Arian Starova. PBLD-ja hyn në zgjedhjet e 28 qershorit në koalicionin "Aleanca e ndryshimit”, të kryesuar nga PD-ja. Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe kryetari i PBLD-së, Arian Starova, e konsideruan nënshkrimin e marrëveshjes midis dy partive, më 15 prill 2009, si bashkim në një koalicion të vërtetë vlerash.