E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi: Një kandidat po shpërndan miell

 

Kryetari i LDK-së, Nikollë Lesi tha dje gjatë një takimi në fshatin Spiten të Lezhës se një kandidat për deputet që garon në këtë qark po shpërndan miell në këmbim të votave. “Një kandidat për deputet në qarkun tonë që ka vjedhur tendera e nuk ka bërë rrugë, që ka lidhje me krimin, po shpërndan miell falas nëpër fshatra. Ai do të përgjigjet pas 28 qershorit para drejtësisë, pasi e kërkon mandatin e deputetit vetëm për të mbuluar aferat korruptive e jo për interes të njerëzve të thjeshtë. Ai po lëviz natën si cubat e Mirditës së dikurshme duke mashtruar, por krimi ekonomik i Policisë së Shtetit po e pret që pas zgjedhjeve ti vërë prangat”- theksoi kryetari i LDK.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›