Lesi: PDK-ja po abuzon me tenderët
Vazhdojnë sulmet brenda Partisë Demokristiane. Pas konfliktit brenda partisë, demokristianët kanë vendosur t‘i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit. Një aferë tenderësh korruptivë është përqendruar në fokusin e akuzave. Nikoll Lesi, kreu i Lëvizjes Demokristiane, ka zbardhur një aferë korruptive me tenderët që jepen nga drejtuesit e PDK-së.
"Nënkryetari i PDK-së, Vladimir Beja, i cili ishte në funksionin e kapitenit të Përgjithshëm të Porteve, ka dhënë një tender 350 milionë lekë për sekretarin e Përgjithshëm të PDK-së, Ndue Shpanit. Ky tender është për kullën e Portit në Durrës", tha Lesi. Akuzat e tij janë vijuar edhe nga zëvendësministri i Integrimit, i cili kërkon largimin e Nard Ndokës nga kabineti. Zef Bushati ka bërë dje me dije se i është kërkuar nëpërmjet një shkrese zyrtare Kryeministrit Berisha largimi i ministrit të Shëndetësisë dhe rinovimin e kabinetit, duke rinovuar në këtë mënyrë edhe marrëveshjen me Partinë Demokristiane.