Topi: Sistemi i drejtësisë, ende i përfolur
Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është ende i përfolur. Kështu është shprehur dje në ditën ndërkombëtare të drejtësisë Presidenti Bamir Topi. Në një ceremoni të organizuar nga kreu i shtetit, me rastin e kësaj dite, ku kanë marrë pjesë mjaft të ftuar nga fusha e drejtësisë, por edhe përfaqësues të trupit diplomatik, Presidenti Topi ka dhënë vlerësimet, por edhe kritikat e tij për punën e bërë deri më tani nga drejtësia. Këto vlerësime këtë herë janë bërë me emra të përveçëm. Ka qenë pikërisht KLD-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme, që kanë marrë vlerësimet maksimale për punën e bërë gjatë këtyre muajve në luftën kundër korrupsionit. "KLD-ja dhe organi i prokurorisë, tashmë kanë dhënë shenjat e para të angazhimit serioz në luftën ndaj korrupsionit dhe në vitin 2008 të dhënat e sondazhit në nivel kombëtar për sektorin e drejtësisë, janë më të mira krahasuar me tre vite më parë", është shprehur Presidenti Topi. Por, kreu i shtetit ka theksuar se nuk duhet të vetëkënaqemi, pasi statistikat e botuara mbi perceptimin e publikut ndaj organeve të Policisë së Shtetit, të prokurorisë apo gjykatave, nuk janë për t‘u lavdëruar. "Skepticizmi i më shumë se 50% i qytetarëve te drejtësia shqiptare, kërkon të pranojmë se sot ajo nuk konsiderohet ende e suksesshme, megjithatë, përpjekjet e shtetit për të ngritur standardet e saj janë për t‘u përshëndetur", theksoi Presidenti.
Sipas tij, skema e besimit të publikut sot në sistemin e drejtësisë ka lëvizur në kahun pozitiv, edhe pse me hapa të vogla. Sot, tha ai, ne jemi një shtet me drejtësi më të besueshme sesa dje dhe kjo duhet të na inkurajojë. "Ditën e sotme nuk do ta konceptoja si një ditë feste për arritjet dhe as si një ditë për analiza të rasteve specifike, por si një ditë për reflektim mbi çështjen gjithmonë të hapur të drejtësisë, jetëgjatësia e së cilës kushtëzohet nga vetë ekzistenca e shtetit", u shpreh Topi. Më tej, ai ka theksuar se problematikat e organeve që e përbëjnë sistemin e drejtësisë nuk duhen parë si një pengesë për të ardhmen, përkundrazi, zgjidhja e tyre duhet parë si një objektiv që duhet realizuar sa më shpejt. Presidenti Topi ka kërkuar garantimin e pavarësisë reale të sistemit të drejtësisë nëpërmjet fuqizimit të institucioneve të vetëkontrollit dhe administrimit të gjyqësorit, rritja e transparencës dhe aksesit nëpër gjykata, përmirësimi i performancës dhe profesionalizmit të prokurorëve e gjyqtarëve dhe kushteve e mjeteve të tyre, janë padyshim standarde që duhet të arrihen me çdo kusht.
Presidenti dekoron disa juristë
Në ditën ndërkombëtare të drejtësisë, Presidenti Topi ka dekoruar disa personalitete të kësaj fushe. Dekorimi i tyre është bërë në shenjë nderimi dhe respekti për punën e kryer. Juristët, që janë dekoruar për arritjet e tyre të rëndësishme në fushën e së drejtës dhe për kontributin e rëndësishëm që kanë dhënë në këtë fushë janë: Skënder Begeja dhe Njazi Jaho me Urdhrin "Mjeshtër i Madh", Vladimir Kristo, Spiro Peçi, Shpresa Breçaj dhe Skënder Kaçupi me Urdhrin "Naim Frashëri i Artë", ndërsa Skënder Breca dhe Vasillaq Simeon me Medaljen e Mirënjohjes.
PS vlerëson punonjësit e drejtësisë
Sekretari i çështjeve ligjore në PS, Fatmir Xhafaj, ka vlerësuar dje në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, punën e punonjësve të këtij sistemi, duke theksuar se "sot kemi një mundësi më shumë për të shprehur vlerësim, mbështetje e përgjegjshmëri ndaj tyre". Deputeti i PS-së ka shprehur vendosmërinë e PS-së dhe vullnetin e pandryshuar politik të saj, "për të qenë një aktore e dorës së parë në procesin e reformimit të sistemit". Duke vlerësuar "rolin e aktorit të Presidentit të Republikës lidhur me sistemin e drejtësisë", Xhafaj theksoi se "tashmë Presidenti i Republikës është në kohën kur duhet të dekretojë kandidaturat e tij, për vendet vakant në Gjykatën e Lartë".