Preç Zogaj: Serbët e Kosovës nuk mund të votojnë për Serbinë
Kryetari i Komisionit të Jashtëm Parlamentar, Preç Zogaj, gjatë një interviste për "Shqip" komenton zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në Serbi. Zogaj shpreson se me këto zgjedhje Serbia do të shënojë hapa drejt Evropës. Gjithashtu, ai përjashton mundësinë e realizimit të këtyre zgjedhjeve në territoret e Kosovës, pavarësisht pretendimeve të drejtuesve të lartë të shtetit serb. Sipas tij, kjo është një përpjekje e dështuar, ndaj politika kosovare nuk duhet të bjerë në lojën e tyre.
Në Serbi do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme. Çfarë ndikimi do të kenë ato në Kosovë dhe në rajon?
Këto zgjedhje janë të rëndësishme për Serbinë dhe për popullin serb, sepse vijnë pas shpërndarjes së Parlamentit, nga një reagim i forcave nacionaliste kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pra, kësaj radhe, më qartë se më parë populli serb do të tregojë me votë nëse vështron nga Perëndimi, apo ka mbetur peng i mentaliteteve të vjetra shoviniste. Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja u kanë bërë thirrje popullit serb që të vështrojë nga e ardhmja dhe Evropa, duke votuar forcat pro perëndimore. Mund të themi se ka mjaft dyshime për rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe nuk përjashtohet mundësia që të kemi një mazhorancë antiperëndimore dhe antieuroatlantike dhe ky rezultat eventual do të shënonte sigurisht një ndalim ose një kthim prapa të Serbisë. Ndoshta jo përgjithmonë, por për një kohë të caktuar.
Pala serbe pretendon që këto zgjedhje të zhvillohen edhe në territorin e Kosovës, pasi ata nuk e njohin pavarësinë e saj. Ka ndonjë ndikim në politikën e Serbisë?
Nuk ka ndonjë ndikim të madh, është një veprim më shumë propagandistik, por edhe inerci e qëndrimeve të vazhdueshme, që ka mbajtur Beogradi në vazhdimësi në refuzimin e të gjitha opsioneve të bashkisë ndërkombëtare për statusin e Kosovës dhe së fundi edhe në refuzimin e pavarësisë së Kosovës. Mendoj se serbët e Kosovës janë të motivuar, janë të nxitur nga Beogradi për të shkuar në zgjedhje të pakuptimta, jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që i analizojnë këto zhvillime. Sepse, serbët e Kosovës janë shtetas të Kosovës, nuk janë shtetas të Serbisë dhe duket edhe pak qesharake që shtetasit e një shteti të shkojnë dhe të votojnë nëpër katundet e tyre për një shtet tjetër, pavarësisht se për ta është shteti amë Serbia. Megjithatë, të gjitha këto janë inerci e një historie të gjatë, por në thelb janë votime pa asnjë vlerë, sepse serbët e Kosovës do të vazhdojnë të jetojnë në Kosovë, klasa politike kosovare, bashkia ndërkombëtare kujdeset që këta të gëzojnë të gjitha të drejtat si minoritet. Të drejta demokratike konform standardeve dhe më shumë sesa standardet ndërkombëtare. Sigurisht që janë votime që duan të provokojnë reagim nga pala shqiptare e Kosovës, por jam i bindur se pala shqiptare e Kosovës nuk do të bjerë në këto pozita dhe nuk do të provokohet, sepse të gjithë e kanë të qartë se çfarë përfaqësojnë këto lloj votimesh për pushtetin e Beogradit. Por, sigurisht që këtu ka edhe një aspekt negativ, sepse duket sikur Beogradi kërkon të mbajë gjallë një iluzion. A thua se proceset do të kthehen prapa dhe Kosova do të kthehet atje ku ka qenë, kjo nuk do të ndodhë kurrë, ndaj ne vazhdojmë të përsërisim se rruga më e mirë për serbët e Kosovës mbetet integrimi i tyre në shtetin e tyre të Kosovës, përfaqësimi i tyre, bashkëjetesa e tyre moderne me popullin shqiptar të Kosovës dhe me minorancat e tjera në Kosovë.
Sa të vështirë do ta ketë politika e Kosovës të ruajë qëndrimin që po mban aktualisht kundrejt provokimeve të drejtuesve të shteti serb, kam parasysh vizitën e zyrtarëve të lartë të Serbisë, të cilët kanë bërë fushata në territoret shqiptare të Kosovës?
Sigurisht që këtu ka një lojë nervash, por duhet të udhëhiqemi nga një vlerësim më i drejtë i zhvillimeve të ngjarjeve. Dua të them që përkundrejt çlirimit të Kosovës nga pushtimi i gjatë serb, përkundrejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një akt historik për Ballkanin dhe për rajonin e më gjerë, përkundrejt zhvillimeve demokratike të mirënjohura në Kosovë, përkundrejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shtetet më të fuqishme të botës. Përkundrejt së ardhmes së sigurt të Kosovës në BE dhe në Aleancën e Atlantikut të Veriut, këto veprime arkaike që ndërmarrin serbët duken jashtë kohës dhe duhet të trajtohen si të tilla. Ju më pyesni sa të vështirë e ka klasa politike të shmangë këto provokime. Këto janë provokime që duhen shmangur, sepse ka një synim tjetër për Kosovën. Kosova synon të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, të zërë vendin e saj në OKB, këto janë objektivat madhorë, duke respektuar minoritetet. Natyrisht që minoritetet kanë detyrimin të respektojnë shtetin ku ndodhen.