Xhufi: Referendum për ndryshimet kushtetuese
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Pëllumb Xhufi, përsëriti të martën në Kuvend kërkesën që "populli të shprehet me referendum lidhur me ndryshimet kushtetuese të miratuara një javë më parë në Parlament".
Gjatë diskutimeve të djeshme në Parlament, deputeti Xhufi konfirmoi qëndrimin kundërshtues të LSI-së për paketën e amendimeve në Kushtetutë. "Ne nuk do të pushojmë së bëri thirrje kolegëve deputetë për t'i dhënë një shans popullit të shprehet me referendum, sidomos për ato çështje që kanë të bëjnë me balancën e pushteteve. Këto ndryshime cenojnë themelet dhe strukturën e Kushtetutës, ndaj kërkojmë nga ju të mbështesni kërkesën që një grup partish të opozitës kemi nënshkruar për realizimin e referendumit", tha Xhufi, duke u drejtuar deputetëve në sallë. Me propozimin e dy forcave më të mëdha politike në vend, PS dhe PD, Kuvendi miratoi në seancën plenare të 21 prillit disa ndryshime në ligjin themeltar të shtetit, që kanë të bëjnë me vendosjen e sistemit zgjedhor proporcional rajonal, mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, mocionin ndaj Kryeministrit, mandatin e kryeprokurorit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.