E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: “Berisha në interpelancë për çmimin e bukës”

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, deklaroi se grupi i deputetëve të PS-së do t’i kërkojë Berishës një interpelancë urgjente për rritjen e çmimit të bukës. Ky vendim u mor pas zhvillimit të mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. E pyetur nga gazetarët, Leskaj deklaroi: “Në mbledhje u diskutua për një plan interpelancash, duke filluar nga një interpelancë urgjente me kryeministrin për çështjen e rritjes së çmimit të bukës, për arsye se dhe përgjigjja që ka dhënë dje kryeministri është absurde. Me sa duket është dhe një përgjigje për t’u hedhur hi në sy njerëzve. Kjo do të jetë një nga interpelancat urgjente”, - tha Leskaj. Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së deklaroi gjithashtu se grupi i deputetëve që drejton do të bëjë kërkesë për interpelancë ndaj Berishës edhe për energjinë elektrike, për menaxhimin e KESH-it, por në mënyrë të veçantë për çmimin e energjisë elektrike. ”Interpelanca që kanë të bëjnë me situatën sociale dhe me krizën që po ndjehet përditë e më shumë në Shqipëri, edhe të aksidenteve në miniera apo edhe vetëvrasjeve dhe janë probleme të tjera që kanë të bëjnë me 2 rrugë, të cilat janë të vonuara, me rrugën Lushnjë-Fier dhe me rrugën Tepelenë-Gjirokastër, që do të jenë pjesë e interpelancave”, - tha Leskaj.

12 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›