E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: ”Jemi përqendruar në qeverisje”

Partia Demokristiane duket se mbetet e qetë, ndonëse kritikat ndaj saj nuk kanë munguar. Kryetari i saj, njëkohësisht edhe ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, shprehet për gazetën se situata është brenda normalitetit. Ndoka nuk përjashton debatet, por ai i cilëson si pjesë e brendshme e çdo partie, aq më tepër kur kjo parti merr pjesë në qeverisje. Gjithsesi, Ndoka shprehet se forca e PDK-së është e përqendruar në mirëqeverisjen si dhe në rritjen e punën në dikasterin që mbulon në qeveri PDK-ja. Kritikat brenda partisë kanë reaguar për shkak se brenda PDK-së po vijnë njerëz të panjohur, që sipas tyre janë të interesuar vetëm për pushtetin dhe jo për politikën e PDK-së. Këto kritika cilësohen nga Nard Ndoka si joserioze dhe aq më tepër bëhen nga persona jashtë PDK-së, që e konsiderojnë veten brenda kësaj partie, ndonëse kanë bërë divorc me PDK-në. Sipas Ndokës, PDK-ja po arrin rezultate në ekzekutiv dhe kjo duket se nuk po përtypet nga kundërshtarët edhe brenda së djathtës, të cilët kanë sulmuar hapur partinë e drejtuar nga Nard Ndoka.

12 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›