Leskaj: Berisha nuk sqaroi asgjë për Fazlliçin
Kryetarja e grupit të deputetëve të PS-së, Valentina Leskaj, reagoi dje lidhur me seancën parlamentare të dy ditëve më parë ku u zhvillua mocioni me debat me Kryeministrin Berisha për çështjen Fazlliç. Sipas Leskajt, Kryeministri nuk iu përgjigj opozitës në Kuvend. Sipas saj, Berisha nuk dha asnjë përgjigje se cili është statusi i këtij njeriu, që siguria kombëtare është në duart e tij, për sa kohë që qeveritarë dhe funksionarë të lartë të sigurisë kombëtare raportojnë përpara tij edhe pse dihej që kohë më parë BG&R që e solli këtu kishte lobuar kundër çështjes së Kosovës dhe ç’përfaqëson ky njeri që ka në dorë shtetin, që duket hapur se i krijohen lehtësira e merret edhe në mbrojtje, duke bërë presion mbi prokurorinë. “Natyrisht, ne nuk kishim ndonjë iluzion që Kryeministri do bënte dje, atë që nuk e ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij politike, të paktën transparencën, se pendesa është një fjalë e madhe për të. Me fjalimin e tij, Kryeministri bëri dje një përpjekje të dëshpëruar për të spostuar vëmendjen nga skandali Fazlliç, që e bën direkt përgjegjës dhe kjo është kapje e shtetit”, - deklaroi Leskaj. Në lidhje me këtë çështje, kryetari i LSI-së tha se ishte teatri politik i radhës ndërsa shtoi se në fund të fundit ajo pjesë e opozitës që kërkoi mocionin me debat e meritonte atë sjellje të Kryeministrit. Meta kujtoi ndryshimet kushtetuese të cilat sipas tij, e kanë forcuar politikisht Berishën, ndryshime që kaluan edhe me votën e deputetëve të PS-së.
Rama në Londër: Ftesa në NATO, zhvillim i rëndësishëm
Kryetari i PS-së, Edi Rama, pranoi që nga Londra se marrja e ftesës për në NATO është një zhvillim i rëndësishëm për Shqipërinë. Në ditën e dytë të vizitës në Londër, kreu i PS-së, Edi Rama, ka zhvilluar disa takime me parlamentarë britanikë. Rama është pritur në një takim nga deputeti Majk Gejps, kryetar i Komisionit të Jashtëm parlamentar. Z. Gejps në fillim të takimit ka kërkuar nga Rama të mësojë rreth situatës aktuale në vend dhe zhvillimeve më të fundit politike. Kryetari i PSSH-së, Edi Rama, i ka bërë një rezyme të gjatë zhvillimeve më të fundit duke e vënë theksin në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm për Shqipërinë. Po ashtu, Edi Rama ka shprehur nevojën për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke theksuar domosdoshmërinë e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti dhe përfundimin e regjistrit elektronik të votuesve.