E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Kryeministri nuk mbulon dot mosmbajten e premtimeve me sulme ndaj medias

 

Ka reaguar Valentina Leskaj për deklaratat e kryeministrit Berisha në lidhje me mediat për çështjen e rritjes së pagave duke filluar që nga 1 korriku. Berisha ka deklaruar se: “Shfrytëzoj rastin për t’i garantuar pensionistët, qytetarët në ndihmë ekonomike dhe punonjësve, ndaj të cilëve, për qëllime të caktuara, po ushtrohet një terror i përditshëm psikologjik mediatik se pensionet dhe pagat do të rriten”. Ndërsa Kryetarja e Komisionit Parlamentar të medias Valentina Leskaj, e cila është shprehur si më poshtë: “Jo shumë larg, kohë më parë Kryeministri përsëri sulmoi mediat për çështjen e Gërdecit. Kjo tregon se megjithë sforcon Kryeministri e ka të vështirë të ndryshojë. Nuk e kanë fajin mediat që varfëriaështë rritur me ritme galopante, nuk e kanë fajin mediat që Kryeministri nuk ka realizuar të paktën atë që ka premtuar vet”. Leskaj e ka quajtur deklaratën e Berishës kthim në identitet që nxjerr krye sa herë që mediat kritikojnë qeverinë. “Pozita e vështirë e kryeministrit për mosmbajtjen e premtimeve nuk mund të kalohet me sulm ndaj mediave”- tha ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›