Çmimi i naftës shënon rekord, 135$ për fuçi
Në tregjet aziatike çmimi i naftës ka shënuar një rekord të ri me 135 dollarë për fuçi. Brenda një ditë kuotat u rritën me 5 dollarë. Departamenti amerikan i energjisë ka deklarauar se javën e parë rezervat e naftës kanë rënë në 5.32 milionë fuçi dhe ato të benzinës në 755 000 fuçi, ndërsa lëndët e gazit dhe dizeli ka pasur rritje me 728 000 fuçi.
Sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut Abdullah Al Badri deklaron se rritja e çmimeve ka ardhur nga spekullimi, pasi tregu është i mirëfurnizuar. Ai ka thënë se çmimi është rritur edhe nga zhvlerësimi i dollarit dhe për shkak të rritjes së inflacionit në botë.
.